Rriten përsëri çmimet e karburanteve në Shqipëri, naftës dhe benzinës, ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon.
Bordi i transparencës njofton se duke filluar nga ora 18:00 e të premtes një litër naftë do të shitet për 240 lekë, 5 lekë më shumë se çmimi që po shitet në këto momente. Ndërsa një litër benzinë do të shitet për 233 lekë për litër, 6 lekë më shumë se çmimi aktual.
Ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të vijojë të shitet për 81 lekë litri. Këto çmime do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit të transparencës.
Çmimet kanë ndryshuar dy herë në harkun kohor të dy ditëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto