Çmimet e apartamenteve u shtrenjtuan me 39% në pjesën e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjetjet janë publikuar nga Banka e Shqipërisë në raportin e stabiliteti financiar për këtë periudhë në bazë të një ankete të kryer me rreth 230 subjekte që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme.
Financimi përmes kredive bankare dominon edhe pjesën më të madhe të shitjes së pronave, gati gjysmën e tyre, ku kredia mbulon deri në 60% të vlerës së tyre.
Bankat kanë ndjekur kritere të lehtësuara në huadhënien për blerjen e pasurive të paluajtshme këtë periudhë, ku stoku i kredisë për këtë qëllim arriti rreth 140 miliardë lekë në fund të 6-mujorit të parë.
Lexo edhe: Pasuritë imobiliare, me çmime përtej arsyes
Ky shtrenjtim vlerësojnë agjentët imobiliare është diktuar kryesisht nga rritja e çmimit mesatar të banesave në kryeqytet veçanërisht në qendër, por edhe në zona të tjera të vendit, sipas raportit te bankes se shqiperise.
Ndërkohë, rritja e çmimeve të banesave parashikohet të vijojë edhe më tej duke e bërë edhe më të vështirë blerjen e një shtëpi, pasi agjentët pavarësisht pasigurive janë optimistë për ecurinë e tregut edhe në një periudhë më afatgjatë. Ata presin që çmimet e banesave dhe pronat tregtare të shtrenjtohen sërish në të ardhmen përkatësisht me 24% dhe 22%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.