Çmimet e kafesë ekspres në Evropë: Më e shtrenjta në Kopenhagë, Tirana më e lirë - Business Magazine Albania

Çmimet e kafesë ekspres në Evropë: Më e shtrenjta në Kopenhagë, Tirana më e lirë

Çmimet e kafesë ekspres në Evropë: Më e shtrenjta në Kopenhagë, Tirana më e lirë

Ka një diferencë çmimi prej 3.30 euro mes ekspresit më të shtrenjtë dhe atij më të lirë. Studimi vjen nga revista gjermane Travelbook, e cila ka analizuar çmimet në 42 qytete në kontinentin e vjetër. Në Evropë, çmimet e kafesë ndryshojnë (madje shumë) nga një kryeqytet në tjetrin. Revista e udhëtimit Travelbook u përpoq të kuptonte se sa kushton një filxhan kafe në Evropë. Për “Espresso-Index” janë analizuar dhe krahasuar më shumë se 400 menu në 42 qytete. Në Kopenhagë, Paris, Oslo apo Bruksel, një ekspres mund të kushtojë deri në 4 euro. Duhet të bëjmë një sqarim. Këto janë çmime mesatare, pasi kafeja mund të kushtojë edhe më shumë. Cilat janë qytetet ku një kafe kushton më pak? Sa më shumë të shkoni në lindje ose në jug, aq më i ulët është çmimi i një filxhani kafeje. Çmimi i një ekspres është veçanërisht ekonomik në Gadishullin Ballkanik ose Iberik.

Kafeja më e shtrenjtë – Kopenhagën, Danimarkë
Danimarka është vendi ku kafeja kushton më shtrenjtë në Europë, mesatarisht, 4 euro.

Bernë, Zvicër

Për një filxhan kafe në qytetin zviceran do të shpenzoni mesatarisht 3.96 euro.

Reikjavik, Islandë

Në kryeqytetin islandez, Reikjavik, kafeja kushton 3.16 euro.

Paris, Francë

Një ekspres në një bar në Ville Lumière kushton mesatarisht 2.87 euro.

Monako, Montekarlo

Në kryeqytetin e Principatës, një filxhan kafeje kushton mesatarisht 2.85 euro.

Vjenë, Austri

Çmimi për një ekspres në kryeqytetin austriak, sipas Espresso-Index të revistës gjermane Travelbook kushton 2.75 euro.

Londër, Britani e Madhe

Në kryeqytetin anglez, do të shpenzoni mesatarisht 2.70 euro.

Stokholm, Suedi

Ndër qytetet ku kafeja kushton shumë është edhe Stokholmi, 2.68 euro.

Andorra la Vella, Principata e Andorrës

Në kryeqytetin e Principatës së Andorrës (me rreth 23 mijë banorë), një kafe kushton mesatarisht 1.10 euro.

Qyteti i San Marinos, San Marino

Çmimi për një ekspres në San Marino është 0.98 euro

Luksemburg

Në kryeqytetin e Luksemburgut, kafeja kushton 2.66 euro.

Prishtinë, Kosovë

Një filxhan kafe në Prishtinë, në Kosovë, ku po zhvillohet Bienalja Europiane e Artit Bashkëkohor, Manifesta 2022, kushton 0.90 euro.

Shkup, Maqedoni e Veriut

Në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, shpenzohen mesatarisht 0,89 euro.

Kafeja më e lirë – Tiranë, Shqipëri

Një filxhan kafeje në Tiranë ka çmimin më të mirë, mesatarisht 0.70 cent, pra 3.30 euro më pak se në Kopenhagën, kryeqyteti i “kafesë së shtrenjtë”.

Romë, Itali

Sipas Espresso-Index të revistës gjermane “Travelbook”, në kryeqytetin italian, një kafe kushton mesatarisht 1.12 euro.

Lisbonë, Portugali

Në kryeqytetin portugez, kafeja kushton mesatarisht 1.13 euro.

Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë

Në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, një ekspres kushton mesatarisht 1.15 euro.

Chișinău, Moldavi

Në kryeqytetin e Republikës së Moldavisë, në Europën Lindore, me thuajse 700 mijë banorë, kostoja e një kafeje është 1.17 euro.

Beograd, Serbi

Në kryeqytetin serb, një ekspres kushton mesatarisht 1.19 euro. voxnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0