Citroën krijon një zgjidhje për njerëzit të cilët i zë makina

Citroën krijon një zgjidhje për njerëzit të cilët i zë makina


Pas 99 vitesh ekzistencë, Citroën vjen me një produkt të ri. Quhet Seetroën, dhe janë syze, të cilat ndihmojnë njerëzit të mos i zërë makina.

Gjigandi i automobilave duket se po fillon të prodhojë më shumë se sa vetëm makina dhe pjesë këmbimi. Produkte të tilla, mund t’u vijnë në ndihmë përdoruesve të të gjitha automjeteve.

Sipas kompanisë franceze, duhen vetëm 10 minuta që këto syze të kryejnë efektin.

Të gjithëve na ka ndodhur të kemi një mik që e zë makina. Ndoshta, edhe ne jemi mes këtyre personave. Kjo shkaktohet kur truri merr raporte të ç’rregullta për lëvizjet e perceptuara nga pjesa e brendshme e veshëve dhe syve. Ky nuk është një problem i madh kur personi shikon nga dritarja. Shikimi në atë drejtim, e bën më të kthjellët komunikimin. Por të shohesh celularin ose të përpiqesh të lexosh, e përkeqëson shumë situatën…për personin ne fjalë, bashkëudhëtarët, por edhe tapicerinë e makinës…

Ja se si këto syze e rregullojnë problemin.

Syzet kanë një teknologji të quajtur Boarding Ring, të zhvilluara nga kompania me po të njëjtin emër. Ato janë të mbushura me një lëng që lëviz brenda strukturës.

Seetroën, kanë 4 unaza të mbushura me këtë lëng, të cilat falë gravitetit, janë gjithmonë në lëvizje duke simuluar horizontin.

Sipas Citroën, syzet nuk të duhet që t’i mbash të vëna gjatë gjithë udhëtimit. Nëse i mban ato për 10-12 minuta dhe shikon në një objekt që nuk lëviz, si p.sh libër ose tablete, truri kthjellohet dhe nuk krijon më probleme.

Për 95% të popullsisë, kjo është ajo që ju duhet.

Citroën do t’i shesë këto syze nëpërmjet një dyqani tjetër online, për 99 euro.

Burimi: Gizmodo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0