Gjiganti amerikan i teknologjisë Cisco Systems ka shkurtuar deri në 7% të fuqisë punëtore të saj globale, ose 5.500 vende pune, duke filluar këtë verë. Një raport i kishte nxjerrë më parë se firma mund të shkurtonte deri në 14.000 vende pune në mbarë botën.
Cisco tha se ishte kryer lëvizja “vendimtare” për të riinvestuar në fushat me rritje më të shpejtë të tilla si siguria dhe cloud-I kompjuterik. Kompania amerikane punëson rreth 70,000 njerëz në nivel global, ndërsa rreth 5000 janë në Britani të Madhe.
“Tregu i sotëm i kërkon Cisco-s dhe klientëve tanë që të jemi vendimtarë, të lëvizim me shpejtësi më të madhe dhe të drejtojmë me më shumë risi sesa kemi parë në historinë tonë,” tha kompania në një deklaratë.
Cisco ka në plan të riinvestojë paratë e kursyera nga shkurtimet e vendeve të punës në “fushat kryesore prioritare” për kompaninë, duke përfshirë zhvillimet në “internetin e gjërave” (duke lidhur objekte të përditshme në internet), qendrat e të dhënave të gjeneratës së ardhshme dhe të teknologjinë cloud kompjuterike.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.