Çipe në tru?! Elon Musk me një grup shkencëtarësh përparojnë në vendosjen e tyre - Business Magazine Albania

Çipe në tru?! Elon Musk me një grup shkencëtarësh përparojnë në vendosjen e tyre


Po ndodh ajo që kemi parë shpesh nëpër filmat fantastiko-shkencorë. Vendosja e çipeve në trurin njerëzor.

Një grup shkencëtarësh të lidhur me kompaninë e Elon Musk, Neuralink, botoi një dokument muajin e kaluar rreth një sistemi të ri që po zhvillojnë për futjen e çipeve në trurin e njeriut.

Dokumenti përshkruan teknikën e re se si një “makinë qepëse” realizon futjen e sondave në trurin e subjekteve, për qëllime të monitorimit jo invaziv të aktivitetit të trurit.

Lexoni: Suedia po zëvendëson kartat e identitetit me mikroçipë nën lëkurë

Bloomberg raporton se të gjithë autorët pas dokumentit janë ose të punësuar ose të “lidhur ngushtë” me Neuralink, ndërmarrjen e Elon Musk.

Studiuesit testuan teknikën e re në minjtë laboratorikë. “Kjo qasje tregon rrugën drejt një brezi të ri të ndërfaqeve nervore të shkallëzueshme, të qëndrueshme dhe të sigurta, si për studimin bazik shkencor të funksionimit të trurit ashtu edhe për aplikimet klinike,” thuhet në dokument.

Shkencëtarët heqin një pjesë të kafkës së miut, më pas makina qepëse punon duke përdorur një gjilpërë për të futur me shpejtësi shumë elektroda polimere në tru, të cilat janë të lidhura me një qark në anën e pasme të kokës së miut, i cili regjistron informacion në lidhje me aktivitetin e trurit të tij.

Diagrami më poshtë tregon mënyrën se si funksionon. A dhe C përshkruajnë elementet e të ashtuquajturës makinë qepëse, ndërsa B tregon elektrodat që futen në tru. Së fundi, D tregon një gjilpërë që udhëzon elektrodat në tru.

Teknika e makinës qepëse është një rrugë e gjatë për të qenë një realitet për njerëzit. Dokumenti ende nuk është shqyrtuar nga të tjerët dhe vetë teknikat nuk janë ende të pagabueshme edhe për minjtë. Ndonëse implanti zgjati më shumë se dy muaj për dy nga minjtë eksperimentalë, funksionimi i qarkut përkeqësohet para kohe.

Lexoni: Elon Musk të rinjve ambiciozë: “Aftësitë vlejnë më shumë se diploma”

Neuralink është një nga sipërmarrjet më sekrete të Musk. Kompania u themelua në vitin 2016, por përfshirja e Musk nuk ishte publikisht e njohur deri në Mars të vitit 2017 kur The Wall Street Journal zbuloi se ishte ai themeluesi. Që atëherë Musk ka thënë se shpreson që kompania një ditë mund të mundësojë rritjen e ndihmës të IA për aftësitë njohëse njerëzore.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0