Cili vend feston i pari Vitin e Ri? - Business Magazine Albania

Cili vend feston i pari Vitin e Ri?

Cili vend feston i pari Vitin e Ri?

Shpesh fotot e para me fishekzjarrë që kremtojnë ndërrimin e viteve vijnë nga Zelanda e Re dhe Australia.

Por në fakt janë dy mikroshtete ato që festojnë të parët ndërrimin e viteve. Ishujt Samoa dhe Kiribati që ndodhen në oqeanin Paqësor ndajnë këtë rekord, falë pozicionit më të favorshëm në krahasim me ishujt e tjerë në Polinezi.

Ato ndodhen saktësisht mes ishujve Hawai dhe Zelandës së Re, duke u bërë të parët që presin ndërrimin e viteve.

Pozicioni i tyre gjeografik i vendos të parët në linjën e datës ndërkombëtare, një standard i vendosur që në vitin 1884, që praktikisht ndan ditët. Praktikisht, nëse ndodhesh në atë kufi, mund të udhëtosh në kohë duke u spostuar pak më shumë në perëndim, ose në lindje të saj. Por edhe pse nis në Polin e Veriut dhe mbaron në atë të Jugut, linja nuk është një vijë e drejtë, pasi ajo manovron përmes kufijve politikë të shteteve.

Ishujt Samoa dhe Kiribati janë të parat në pjesën perëndimore të linjës, duke mundur kështu Zelandën e re dhe Ishujt Marshall. Para vitit 1990, linja e datës ndërkombëtare e ndante ishullin Kiribati në dy, duke shkaktuar jo pak probleme me kalendarin.

Dy ishujt në fjalë janë destinacione turistike që vizitohen thuajse në çdo ditë të vitit, por për Vit të Ri mund të gjeni një arsye më shumë për t’i vizituar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0