Cili është kompjuteri që u përshtatet nevojave tuaja? PC Store ju vjen në ndihmë - Business Magazine Albania

Cili është kompjuteri që u përshtatet nevojave tuaja? PC Store ju vjen në ndihmë

Cili është kompjuteri që i përshtatet nevojave tuaja? PC Store ju vjen në ndihmë

A jeni në kërkim të një kompjuteri të ri, por nuk jeni të sigurt se cilin të zgjidhni? PC Store ju sjell një gamë të gjerë zgjedhjesh për të përmirësuar eksperiencen tuaj dixhitale!

LAPTOP

Laptop-ët janë kompjuterat më praktikë për të punuar, janë të lehtë dhe portable.Përmasat e tyre variojnë nga 10.1” deri ne 17.3”. Disa nga modelet e laptop-ëve ofrojnë dhe opsionin e ekranit me prekje. Në bazë te perdorimit te tyre ndahen ne disa lloje:

  • LAPTOP BAZIK

Këta laptop-ë dhe nga vetë përshkrimi përdoren për programet bazike ,navigim në internet, komunikim me e-mail dhe punimi i dokumentave të ndryshme të thjeshta.Bateria e këtyre llojeve laptop zakonisht ka jetëgjatësi të lartë duke mundësuar kështu punimin me to për një kohë të gjatë pa pasur nevojë për karikim të baterisë.

Çmimi: laptope të tilë kanë çmime minimale deri në mesatare në treg.

  • ULTRABOOKS

Ultrabook-et n  kanë dizajn elegant, të hollë , lehtësisht të transportueshëm dhe të ndërtuar me material të cilësisë së lartë.Ky model përfshihet në serinë e laptop-eve biznes.Ultrabook-et ofrojnë jetëgjatësi më të gjatë të baterisë duke përdorur CPU-të e reja me fuqi të ulët të integruar me aftë sinë për ndezje të menjëhershme pa kompromentuar performancën.

  • LAPTOPË 2-NË-1

Laptop-ët 2-në-1 kombinojnë veçoritë e një laptopi dhe një tableti.Këto mund t’i përdorni si laptopë tradicionalë ose mund t’i palosni në modalitetin e tabletit.

Ky model vjen gjithmonë me ekran me prekje dhe me lapsin shoqërues duke e bërë në këtë mënyrë më të lehtë përdorimin  e tij. Ky model është kryesisht për përdorim multimedia.

  • LAPTOPËT GAMING

Laptop-ët Gaming janë krijuar për personat të apasionuar pas lojrave elektronike , të cilët falë parametrave të lartë të këtyre laptop-ëve duke përmendur këtu kryesisht CPU dhe Kartën Grafike mund të eksplorojnë lojra të nivelit më të lartë. Gjithashtu këto laptopë kanë sisteme të fuqishme ftohjeje për të përballuar seancat intensive të lojrave ose renderat e programeve grafike. Shumë laptopë Gaming ofrojnë ndriçim RGB të personalizueshëm për të pasur një eksperiencë sa më të bukur gjatë lojrave.
Përveç lojrave këto laptopë sygjerohen dhe për programe inxhinierike dhe grafike, duke i bërë këta laptopë një ndër modelet më të rëndësishme dhe të preferuar.

Pse të zgjidhni këto opsione?

Notebook(Laptop Bazik): Ideale për detyrat e përditshme, të përshtatshëm për buxhetin dhe jetgjatësinë e mirë të baterisë.

Ultrabook-et: Elegantë, lehtësisht të transportueshëm dhe multifunksionale.

Laptopet 2-ne-1: I përshtatshëm  për punë dhe argëtim.

Laptopët Gaming: Ideal për të apasionuarit pas lojrave dhe për profesionistët e fushës së inxhinierisë ose grafikës.

https://pcstore.al/product-category/computers/laptop/

TOWER DESKTOP

Kompjuterat desktop janë lloji më i përdorur i kompjuterave në ndërmarrje duke ofruar prakticitet dhe një gamë të gjerë përdorimesh dhe programesh. Performanca e tyre ndryshon në varësi të parametrave, duke e bërë këtë lloj kompjuteri mjaft të përshtatshëm për përdorim shtëpiak ose biznes.

Cili është kompjuteri që i përshtatet nevojave tuaja? PC Store ju vjen në ndihmë
Cili është kompjuteri që i përshtatet nevojave tuaja? PC Store ju vjen në ndihmë

https://pcstore.al/product-category/computers/desktop/brand-name/

ALL IN ONE

Elegantë dhe efiçientë , këta kompjutera nuk zënë shumë hapësirë duke kombinuar funksionalitetin me elegancën e dizajnit minimalist. Me gjithçka të integruar në një njësi të vetme, këta desktopë janë idealë për zyrat, klasat dhe hapësirat e përbashkëta ku estetika dhe finesa dominon.

https://pcstore.al/product-category/computers/desktop/all-in-one-pc/

DESKTOP-ET GAMING

Për të apasionuarit pas lojrave elektronike vijnë në funksion kompjuterat gaming me dizajn dhe performancë të përshtatshme për këtë kategori , ku përveçse duke përshtatur parametrat e duhura për të pasur një performancë të kënaqshme mund të personalizoni dhe pamjen e kompjuterit tuaj , ku ndër me të preferuarit janë dizajnet me RGB.Përfitoni performancën më të mirë për lojërat me kartat grafike më të fuqishme dhe procesorët më të shpejtë.

https://pcstore.al/product-category/computers/desktop/gaming-pc/

WORKSTATION

Workstation janë modeli më i mirë i kompjuterave në fushën e zbatimit në arkitekturë, inxhinieri dhe foto/videografi.Ky lloj kompjuteri kryen më së miri funksionin e renderimit me anë të programeve Autocad, SketchUp, Lumion etj.

Gjithashtu gjen dhe një zbatim të gjerë për personat e profesionit fotograf dhe videograf duke bërë sa më të lehtë editimin e materialeve të ndryshme.

https://pcstore.al/product-category/computers/desktop/workstation/

Vizitoni PC Store per te gjetur zgjidhjen perfekte per nevojat tuaja dixhitale! 

Home 6

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0