Sipërmarrës dhe inovatorë flasin rreth trendeve teknologjike për vitin 2020

Cilat janë trendet teknologjike për vitin 2020? Shprehen sipërmarrësit shqiptarë të IT

~5 minuta lexim


Cilat janë trendet e teknologjisë për 2020. Këtë fundjavë, në ambientet e Protik Centre Innovatin, trendet i lançoi një panel profesionistësh, i përbërë nga sipërmarrës inovatorë, aktivë në zhvillimet më të reja teknologjike. Eventi u mbështet nga AlbTelekom. 

Krahas trendeve teknologjike në vitin 2020, u diskutua edhe për ndikimin e këtyre trendeve, aftësitë dhe strategjitë e nevojshme për kufinjtë e teknologjisë së lartë, Si mund të fillojnë bizneset fillestare dhe entuziastët e teknologjisë për vitin 2020. Trendet i sollën:

  • Dr -Ing. Julia Hoxha, CEO & Cofounder of Zana Technologies, Berlin, Gjermani
  • Artiona Bogo, eksperte e Blockchain dhe DLT, Berlin, Gjermani
  • Ermal Sadiku, CEO LinkPlus, Kosovë
  • Armand Brahaj, Bashkëthemelues i Zana Technologies Berlin, Gjermani

Armand Brahaj listoi 7 prej trendeve të teknologjisë në 2020.

  1. Inteligjenca Artificiale
  2. IOT
  3. Platformat
  4. SG
  5. Siguria Kibernetike
  6. Fin Tech
  7. Realiteti Virtual

Armandi parashtroi disa nga kanelet e sigurta, ku mund të studiohet për teknologjinë dhe listoi disa pika kyçe që duhet të gëzojë një startup në IA. “Ju do të jeni një startup IA, kur të keni informacion të plotë mbi algoritmikën në IA, kur të keni më shumë kohë për kompjuterin sesa për të dashurën dhe kur të keni akses në të dhënat e miliona njerëzve apo strukturave”, tha ai.

Lexo: 4 trende teknologjike që ndryshojnë pozitivisht vendin e punës

Julia Hoxha organizatore dhe njëkohësisht CEO e Zana, tha se trendet gender në IT në 2020 do të jenë:

  1. Më shumë femra në teknologji
  2. Më shumë gra në pozicione të larta
  3. Avancim në Femtech
  4. Rritje të investimeve në startup-et e themeluara nga femrat

Sipas Julias, numri i investimeve për statup-et e krijuara dhe drejtuara nga femrat është shumë i vogël, ndaj kjo është një pikë kyçe, ku duhet vënë theksi dhe duhet punuar fort.

Artiona Bogo foli rreth Blockchain, fusha e saj e ekspertizës dhe pasionit. Ajo vuri në dukje edhe ngatërresën që bëjnë njerëzit mes Blockchain dhe Bitcoin. “Eksperienca ime në fushën e Block Chain është ndërtuar hap pas hapi gjatë kohës kur  kam qenë pjesë e kompanisë më të madhe software-ike në Gjermani”, tha Artiona.

Tashmë Artiona është fokusuar tek një start up që përdor një teknologji të decentralizur dhe që fokusohet në fushën e Fin Tech.

Pjesë e panelit ishte edhe Ermal Sadiku, një nga anëtarët që hodhi themelet për LinkplusIT në vitin 2013. Ai tani është i përfshirë në menaxhimin e LinkplusIT si CEO. Ai është gjithashtu një CTO në dua.com, një nga fillimet në rritje më të shpejtë në komunitetin shqipfolës në të gjithë botën. Ermali gjithashtu ka themeluar edhe kompani si ZagApps, EVAcc, Datalab KS. Gjatë përvojës së tij 15 vjeçare në sektorin e TIK ka trajnuar më shumë se 800 inxhinierë në të gjithë rajonin. Ermali tha se në Kosovë, Shqipëri dhe  Maqedoni ka një numër të vogël ‘talent poll’ në programim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0