Cilat janë projektet që do të financohen në 2023? – 385 milionë euro fonde, nga hekurudhat tek qeverisja digjitale - Business Magazine Albania

Cilat janë projektet që do të financohen në 2023? – 385 milionë euro fonde, nga hekurudhat tek qeverisja digjitale

qeverisja digjitale

Një sërë projektesh do të “marrin jetë” gjatë vitit të ardhshëm me financim të huaj. Referuar listës që bashkëshoqërojnë buxhetin 2023, parashikohet që vitin që vjen projektet të arrijnë një një vlerë totale financimi prej 45.6 miliardë lekë apo 385 milionë euro.

Më shumë se gjysma e këtyre fondeve do të shkojë për projekte në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Ndërkohë përgjatë vitit të ardhshëm një pjesë e mirë fondesh prej 62.6 milionë euro parashikohet të shkojë për furnizimin me ujë dhe kanalizime,  ku përfshihet rrikonstruksion i rrjetit të furnizimit në Bashkitë Tiranë dhe Durrës,  rrjeti i kanalazimeve në Tiranën e Madhe si dhe menaxhimi mbetjeve urbane të kryeqytetit.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar projekteve që do të zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të cilat janë vënë në dispozicion 49.2 milionë euro,  ku një pjesë e mirë do të shkojë për rehabilitimin e lumit të Vlorës, rrugët rurale, furnizimin me ujë të zonave rurale, etj.  Po ashtu për transportin hekurudhor parashikohet që në 2023-shin të finacohen afro 28.2 milionë euro të cilat do të përdoren për linjën hekurudhore Shkodër-Hani i Hotit; rehabilitimin e linjës Durrës-Terminali i pasagjerëve Tiranë; ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas, dhe studim fizibiliteti për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ndërsa 50.6 milionë euro janë vendosur në dispozicion për projekte të pa specifikuara që lidhen me forcat e luftimit. Ajo që vihet re është se një vëmendje e veçantë do ti kushtohet zhvillimit rural, ku përfshihet zhvillimi qendrushëm i zonave rurale që financohet nga qeveria gjemane përmes GIZ si dhe programi IPARD III me një fondtotal prej 28 milion eurosh .   Për përmirësimin e sistemeve dixhitale, apo siç quhet ndryshe e- qeverisja janë parashikuar rreth 25.3 milionë euro. Për përmirësimin e infrastrukturës në shendëtësi, vitin e ardhshëm do të financohen projekte me vlerë 14.3 milionë euro.

Scantv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0