Cilat janë profesionet më të kërkuara në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Cilat janë profesionet më të kërkuara në Shqipëri?


Nëse jeni financierë, specialistë IT, zhvillues programesh, inxhinierë ndërtimi, atëherë është koha juaj. Këto janë ndër profesionet më të kërkuara sot për sot në tregun shqiptar të punës, por edhe më të mirëpaguarat.

Krahas profesioneve klasike, për të cilat tregu do të vazhdojë të ketë nevojë, ka edhe tendenca të reja që lidhen me botën dixhitale, dizenjimin, mekatronikën apo edhe industrinë kimike.

Në krye të klasifikimit gjenden financierët dhe ekonomistët. Kërkesa për ta do të vazhdojë të jetë e lartë dhe këtu ka ndikuar edhe nxitja për ta formalizuar më shumë. Më pas, në klasifikim vjen marketimi, por këtu përfshihen edhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e mediave sociale, organizimin e eventeve etj.

Zhvilluesit e programeve janë gjithashtu shumë të kërkuar, madje mjaft mirë të paguar. Sipërmarrjet që janë të lidhura ngushtësisht me teknologjinë tentojnë që të realizojnë investime që flasin me gjuhën e kësaj shkence dhe që rrisin produktivitetin dhe ulin kostot.

Dizajni është një tjetër profesion i kërkuar sot për sot. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ata që i përkasin medias, por edhe botës së modës dhe fashion-it. Kjo e fundit është nxitur nga sektori i fasonit që është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit.

Profesionet më të kërkuara në Shqipëri:

1. Ekonomi/ Financë
2. Teknologji e Informacionit
3. Marketing
4. Zhvillim programesh
5. Bota dixhitale
6. Inxhinieria
7. Mekatronika
8. Prodhim/Industria kimike
9. Dizenjim
10. Shërbime

Burimi: lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0