Cilat janë fjalët që i doni në titullin tuaj të punës? - Business Magazine Albania

Cilat janë fjalët që i doni në titullin tuaj të punës?


Kur jeni në kërkim të një pune, mund të jetë e vështirë të mendoni se sa paguhet çdo pozicion. Pasi shumë kompani nuk përfshijnë pagën në reklamat e punës dhe është pak e vështirë për të kuptuar nëse ja vlen të aplikoni për një vend të caktuar apo jo.

Një studim i ri merr përsipër deshifrimin e asaj ç’ka përcjell titulli i punës me pagesën. Kompania e kreditimit Earnest analizoi më shumë se 130.000 tituj punetë siguruara nga aplikantët e kredisë mes moshës 18 dhe 35 vjeç. Ata krahasuan tituj pune që përfshinin ose nuk përfshinin fjalë kyçe të caktuara për të përcaktuar dallimin në pagë.
Në disa raste, këto dallime janë suprizuese, si dhe të rëndësishme.

Fjala udhëheq në titullin e punës, për shembull, zakonisht përkthehet në 23,000 $ më shumë në kompensim. Fjalë kyçe të tjera janë drejtor, e cila është e lidhur me 21.000 $ dhe senior, e cila sjell 20.000 $.

Nga ana tjetër, një titull që përmban fjalën menaxher nuk është puna me leverdi që ju mund të prisni: Kjo përkthehet në vetëm 3,000 $.

Fjalë të tjera për t’u theksuar në reklamat për punë përfshijnë profesionale dhe ekzekutive, të cilat lidhen me 12,000 $ dhe 9,000.

Nëse po synoni për një pozicion të lartë në korporata dhe me një pagë të lartë, shikoni për tituj që përfshijnë fjalën president në vend të fjalës shef. Presidenti fiton një rrogë mesatare prej 95,000 $, krahasuar me vetëm 54.000 $ për këtë të fundit.

Pastaj ka tituj pune që duhen më mirë të shmangen vetëm nëse jeni niveli i parë i punëkërkuesit. Rrijini larg asistentit, i cili përkthehet në më pak se 10,000 $ në pagë. Por edhe më keq, për çudi, është stafi, i cili lidhet me një rënie mesatare të pagës prej 15,000 $.

Konsulent mund të shmanget gjithashtu: Earnest zbuloi se tituj të punës me këtë fjalë kishin ndryshim të gjerë në paga.

Një tjetër gjetje befasuese: Sipërmarrësit që duan të përdorin termin themelues mund të konsiderojnë se titulli i lartë mund të jetë e gjitha ç’ka ata marrin për punën e tyre të vështirë. Rreth 31% e themeluesve nuk nxjerrin asnjë pagë, në bazë të Earnest. Pavarësisht këshillave sipërmarrëse që të paguajnë më parë veten e tyre, duket se shumë nuk e bëjnë as këtë: Paga mesatare për një themelues është vetëm 10.000 $.

 

/burimi: Time.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0