Cilat do të jenë fondet për mbështetjen e sipërmarrësve të rinj? - Business Magazine Albania

Cilat do të jenë fondet për mbështetjen e sipërmarrësve të rinj?


“Gjatë viteve 2017-2021, në mbështetje të bizneseve nga AIDA do të vazhdojë disbursimi i fondeve “Startup” në vlerë prej 50 milionë lekë dhe fondi për mbështetjen e ekonomisë kreative kryesisht Artizanati në vlerë prej 50 milionë lekë. Nga këto dy fonde do të përfitojnë mbi 200 sipërmarrës të rinj. Gjatë 2015- 2016, rreth 44 ide biznesi nga të rinjtë u mbështetën nga Fondi “Startup”, që jepet nga AIDA me vlerë 14 milionë lekë”.

Kështu është shprehur ministrja Ekonomi në Durrës, gjatë një leksioni të hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” me temë “Sipërmarrja, risi dhe sfida”, ku ndër të tjera shtoi se nisur nga ecuria pozitive e zhvillimit te sektorit te turizmit, tek AIDA me fillimin e vitit 2017 do të gjejë zbatim fondi mbështetës për sipërmarrësit e rinj që operojnë në sektorin e turizmit, i cili do jetë një fond grant me vlerë prej 10 milionë lekësh.

Në prani të dhjetëra studentëve të ekonomisë, ministrja Ekonomi shpjegoi fillimisht situatën ekonomike në Shqipëri duke u shpjeguar faktet studentëve, situatën optimiste që ekonomia shqiptare po kalon.

“Ekonomia e vendit tonë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje është rritur nga viti në vit, tha ministrja Ekonomi, duke kujtuar se në vitin 2016 rritja ekonomike vlerësohet 3.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa objektivi i qeverisë për vitin 2017 është 3.7%, objektiv ambicioz në favor të qytetarëve. Edhe për sa i përket punësimit, indikatorët janë pozitivë, shpjegoi Ekonomi duke theksuar se shkalla e papunësisë ka ndjekur një trend rënës nga 17.5% në 2014 në 14.2% në tremujorin e fundit te 2016.”

Ajo i ftoi studentët e Ekonomisë të ballafaqohen vazhdimisht me statistikat e INSTAT, të Bankës së Shqipërisë dhe të indikatorëve të tjerë të rëndësishëm globalë; si Eurostat, OECD, OKB.

“Që të ecë ekonomia, duhet patjetër që të lehtësohet klima e të bërit biznes dhe për këtë kujdeset qeveria, e cila falë reformave të saj ka bërë të mundur të lehtësojë shumë procedura për ecurinë e biznesit; duke filluar që nga momenti i regjistrimit, marrja e një licence dhe shumë procese të tjera, shumica e të cilave tashmë bëhen online. Indikatori më i mirë për të informuar mbi klimën e biznesit ishte raporti “Doing Business” ku Shqipëria për herë të parë është renditur në pozicion historik në vendin e 58 nga 190 vende të analizuara. Ndërkohë janë dhe tregues të tjerë si Indeksi i Konkurrueshmerisë Globale 2016-2017, ku Shqipëria pati pozicionim në vendin e 80 nga 138 vende”, theksoi Ekonomi.

Burimi: scan-tv.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0