Cila është arsyeja e vërtetë pse dështojnë bizneset e vogla dhe si .. - Business Magazine Albania

Cila është arsyeja e vërtetë pse dështojnë bizneset e vogla dhe si ta parandalojmë?

Të gjithë kemi dëgjuar statistikat e frikshme, 20% e bizneseve të vogla mbyllen brenda vitit të parë dhe 50% nuk arrijnë të mbijetojnë pas pesë vjetësh. Arsyeja më e zakonshme që dëgjojmë është mungesa e parave. Disa ekspertë përmendin edhe keqmenaxhimin apo mungesën e një plani të mirë.

Por e vërteta është ndryshe.

Ekspertët që mbi kurriz kanë eksperiencën thonë se arsyeja e vërtetë pse bizneset dështojnë nuk është mungesa e parave, është lodhja.

Lodhja e sipërmarrësit, armiku i padukshëm i suksesit

Është e lehtë të fajësosh mungesën e kapitalit apo një strategji të dobët, por në realitet, këto janë pasoja dhe jo shkaqe. Shumica e bizneseve dështojnë sepse pronarët e tyre rraskapiten dhe humbasin energjinë për të vazhduar.

Lexo gjithashtu: 5 librat që çdo sipërmarrës i një biznesi të vogël duhet t’i lexojë

Ja si ndodh ky cikël i rrezikshëm:

Gjithçka nis me pasion dhe energji  

Idetë janë të freskëta, motivimi është i lartë dhe çdo sfidë duket si një mundësi.

Arrin periudha e vështirësive

Përgjegjësitë rriten, orët e punës zgjaten dhe presioni bëhet i madh.

Lodhja fillon të marrë kontrollin

Vendimet bëhen më të ngadalta, kreativiteti bie dhe entuziazmi venitet.

Gjithçka fillon të bjerë

Menaxhimi dobësohet, klientët ndihen të lënë pas dore, shitjet bien dhe më pas vjen problemi financiar.

Në këtë pikë, sipërmarrësi është emocionalisht dhe fizikisht i rraskapitur. Nuk është se biznesi nuk mund të shpëtohet, por ai nuk ka më forcë për të luftuar.

Si ta kuptoni që jeni në rrezik?

Lodhja nuk ndodh papritur, ajo zvarritet ngadalë dhe është e fshehur pas cilësive që shpesh i shohim si pozitive:

Forca

Ju krenoheni që i përballoni sfidat, por kjo mund të jetë një shenjë se po e konsumoni veten.

Këmbëngulja

Ju nuk dorëzoheni kurrë, por ndonjëherë duhet të ndaloni për të analizuar nëse po ndiqni rrugën e duhur.

Durimi dhe rezistenca

Ju jeni të gatshëm të përballoni gjithçka, por a po drejtoni vërtet biznesin tuaj apo po luftoni thjesht për mbijetesë?

Nëse të tjerët ju thonë “Je i/e fortë!”, është koha të ndaloni dhe të reflektoni, a po e drejtoj unë biznesin tim apo ai po më drejton mua?

Si të shpëtoni nga lodhja, mësoni nga lumi

Në vend që të përpiqeni vetëm të përballoni sfidat, ndryshoni strategjinë dhe bëhuni të pamëshirshëm në ndjekjen e vizionit tuaj.

Mendoni për një lum. Një lum nuk ndalet para një shkëmbi, ai e anashkalon, e gërryen apo e mbush për ta kaluar. Bizneset më të suksesshme nuk fokusohen te problemet, por te drejtimi ku duan të shkojnë.

Lexo gjithashtu: Si të delegoni në mënyrë efektive, 9 strategji për menaxherët

Si ta zbatosh këtë në biznesin tënd?

Qartëso vizionin tend

Ashtu si një lum që di se destinacioni i tij është oqeani, ti duhet të dish saktësisht se ku dëshiron të arrish.

Bëhu fleksibël në rrugën tënde

Nëse has një pengesë, mos u ndal, ndrysho qasjen, përshtatu dhe vazhdo përpara.

Mos mbijetoni, por lulëzoni

Nëse jeni gjithmonë në mbrojtje, atëherë biznesi juaj nuk po rritet, por po stagnon.

Mos u fokusoni te problemet, ecni përpara

Nëse ndiheni të rraskapitur nga biznesi juaj, mos prisni që situata të përkeqësohet. Gjeni mënyra për të rikuperuar energjinë, për të bërë ndryshime strategjike dhe për të vazhduar përpara me një qëllim të qartë.

Mos u bëni thjesht një sipërmarrës i fortë, bëhuni një sipërmarrës që nuk ndalet.

Pra, bëhu si lumi. Thjesht vazhdo përpara.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0