Cila do të jetë pamja e Mercedesit të ri hibrid me 1000 kuaj-fuqi ? - Business Magazine Albania

Cila do të jetë pamja e Mercedesit të ri hibrid me 1000 kuaj-fuqi ?


Mercedes Benz dhe divizioni i saj i performancës AMG njoftuan më 12 Janar se kanë vendosur të hedhin në treg një supermakinë të re hibride me 1000 kuaj-fuqi.

Me këtë zhvillim, kompania gjermane e prodhimit të makinave është e vendosur t’i bashkohet një klubi shumë të veçantë.

Aktualisht, Trinia e Shenjtë e supermakinave hibride përbëhet nga Ferrari LaFerrari, McLaren P1 dhe Porsche 918.

Pak detaje janë të njohura për supermakinën e re. Megjithatë, Mercedes-AMG ka lënë të kuptohet se do të jetë “all-wheel-drive” dhe me motorr elektrike i cili vë në lëvizje rrotat e para.

Sipas Mercedes-AMG, shumë pjesë nga ekspertiza inxhinierike nga programi “Formula 1” do të ndihmojnë në ndërtimin e saj.

cila-do-te-jete-pamja-e-mercedesit-te-ri-hibrid-me-1000-kuaj-fuqi-business-mag

“Duke ofruar teknologjinë e Formula 1 për rrugët, hypercar është kështu automjeti i parë komercial në dispozicion që po përdor këtë teknologji,” shkroi Mercedes-AMG në një deklaratë. “Kjo shënon majën e asaj që është aktualisht, teknologjikisht e realizueshme.”

Deroi tani është e paqartë se kur do të hyjë në prodhim supermakina. Megjithatë, kur të prodhohet, ai do t’i bashkohet makinave ekzistuese GT sportive dhe atyre makinave që mbajnë simbolin AMG.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0