Çiklistët italianë, 1300 km për të falenderuar mjekët dhe infermierët shqiptarë - Business Magazine Albania

Çiklistët italianë, 1300 km për të falenderuar mjekët dhe infermierët shqiptarë

Një grup çiklistësh italianë përshkuan 1300 kilometra për të falenderuar mjekët dhe infermierët shqiptarë që mbërritën në Itali në fund mars, gjatë urgjencës së Covid-19. Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri Lani dhe koordinatori i komitetit tekniko-shkencor të qeverisë italiane për emergjencën COVID-19, Agostino Miozzo, (i pranishëm në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit si kreu i Mbrojtjes Civile Italiane), mirëpriti grupin e çiklistëve nga Conegliano Veneto.

Grupi i çiklistëve “Alè Azzurri” udhëtoi më shumë se 1300 km, duke u nisur nga Conegliano Veneto (qyteti i ish-trajnerit të ekipit kombëtar shqiptar, Gianni De Biasi). Grupi mbërriti në Ambasadën Shqiptare dhe falënderoi mjekët përmes videokonferencës për përkushtimin në spitalin e Breshias.

Fillimisht, turneu përfshinte disa ndalesa në Ballkan dhe më pas arritjen në destinacionin përfundimtar Tiranë, ku grupi i çiklistëve do të falënderonte personalisht ekipin mjekësor dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Por, kufizimet për shkak të COVID-19 e detyruan grupin të bënte ndryshime të këtij udhëtimi. Ardhja në Tiranë u zëvendësua në mënyrë metaforike me atë në Piazza Albania në Romë, ku ndodhet monumenti i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në videokonferencë ndodhej edhe kampioni shqiptar i çiklizmit Eugert Zhupa, i cili mori pjesë katër herë në Giro d’Italia. Përveç kësaj, trajneri italian Gianni De Biasi ishte gjithashtu i pranishëm. “Një takim emocionues dhe i përzemërt. Ne jemi miq të shkëlqyeshëm edhe në ditë të vështira. Një tjetër moment simbolik dhe i rëndësishëm që dëshmon për lidhjen midis vendeve dhe njerëzve tanë. Një det solidariteti dhe vëllazërimi na bashkon”, lexohet në postimin e publikuar në Facebook nga Ambasada e Shqipërisë në Itali.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0