ciceroni4.me, një guidë për turistët e gjithë botës - Business Magazine Albania

ciceroni4.me, një guidë për turistët e gjithë botës


Emri i projektit: Ciceroni4.me

Anëtarët e ekipit:

Emër / Mbiemër / Mosha / Arsimi që po ndjekin

Adela Kallanxhi / 25 vjeç / Msc Marketing

Lorenc Doda / 21 vjeç / Informatikë

Marsel Lacka / 25 vjeç / Gjeo Informatikë

Shpetim Dushku / 23 vjeç / MP Informatikë Biznesi

Talent Garden Tirana i dha një cmim special projektit Ciceroni4.me dhe Tung Al ku për një muaj skuadrat do zhvillojnë idetë e tyre të biznesit në zyrat e tyre.  Ja çfarë thonë anëtarët e ekipit në këtë intervistë ekskluzive për Infoalbania:

Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj (jo më shumë se 3 fjali)

Kompania jonë ciceroni4.me është duke zhvilluar një marketplace për ciceronë, për të ndihmuar turistët e gjithë botës të gjejnë Guidën e tyre, përmes kërkimit tonë të avancuar.

Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?

ciceroni4.me do të jetë një shtyllë kyçe në formalizimin e Incoming Tourism në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Malin e Zi. Këto janë vendet ku do të lançohet fillimisht ciceroni4.me .

ciceroni4.me i shërben të gjithë guidave profesionale dhe amatore të kapin tregje të reja dhe turistëve të kenë një eksperiencë lokale në një vend të huaj.

Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga Startup Weekend?

Pritshmëritë tona nga Startup Weekend ishin të mëdha dhe u plotësuan. Organizimi shumë i mirë, mentorët shumë profesionalë.

Ishte hera e parë që merrnit pjesë?

Kjo nuk ishte hera jonë e parë në Startup Weekend, kemi marrë pjesë që tek edicioni i parë.

Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

Unike! Aty kupton Shqipërinë e vërtetë!

Periudhën e inkubimit tek Talent Garden për çfarë do ta përdorni?

Këtë periudhë në Talent Garden po e përdorim për të ndërtuar versionin beta të ciceroni4.me. Duhet të falenderojmë të gjithë në TAG për mbështetjen e vazhdueshme. Gjithashtu më 30 Qershor do të bëjmë edhe një Event Prezantimi për ciceroni4.me pikërisht në ambjentet e TAG!

Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Po pas 1 viti?

Pas gjashtë muajsh ciceroni4.me do të jetë stabilizuar në treg dhe do të fillojë fuqishëm Sezonin Verë 2016. Pse jo, duke u futur edhe në Greqi!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0