ChatGPT rrëzon mitin - Fiton ai që lëviz me zgjuarsi, jo ai që lëviz i pari! - Business Magazine Albania

ChatGPT rrëzon mitin – Fiton ai që lëviz me zgjuarsi, jo ai që lëviz i pari!

ChatGPT rrëzon mitin e "të parit në treg": Fiton ai që lëviz me zgjuarsi, jo ai që lëviz i pari!

Prej vitesh, në Silicon Valley dhe më gjerë, është përsëritur një këshillë klasike për sipërmarrësit: “Lëviz i pari në treg që të fitosh përparësi”. Kjo qasje është përforcuar nga investitorët, akademikët dhe media, duke inkurajuar krijimin e ideve të reja, lançimin sa më të shpejtë dhe sigurimin e financimeve për të kapur tregun përpara konkurrencës. Por suksesi i jashtëzakonshëm i ChatGPT nga OpenAI tregon se kjo ide është një mit. Të qenit i pari në treg nuk garanton sukses. Në fakt, historia tregon se janë ata që lëvizin me strategji të zgjuar  dhe jo domosdoshmërisht të parët, që arrijnë të dominojnë tregun.

Shembujt janë të shumtë

OpenAI nuk ishte kompania e parë që zhvilloi një chatbot me inteligjencë artificiale. Por ajo e ktheu produktin e saj në një standard global, duke tejkaluar konkurrentët dhe duke krijuar një kategori të re përdorimi të AI. E njëjta histori është parë me:

  • Walmart dhe Best Buy në tregtinë me pakicë,

  • Microsoft dhe Dell në kompjuterët personalë,

  • Google dhe Amazon në internet,

  • Airbnb në mikpritje dhe turizëm.

Edhe sipërmarrës si Gaston Taratuta (Aleph) dhe Joe Martin (BoxyCharm) ndërtuan biznese me vlerë miliarda dollarë pa qenë të parët  dhe madje pa kapital investues nga VC-të.

Çfarë na mëson historia?

Një studim nga Banka Federale e Rezervës së Bostonit tregon se vetëm 11% e atyre që lëvizin të parët arrijnë të dominojnë në treg. Rreth gjysma e tyre dështojnë. Kjo do të thotë se suksesi nuk varet nga koha kur hyn në treg, por nga mënyra se si hyn dhe çfarë ofron. OpenAI u themelua në vitin 2015, por GPT u lançua publikisht në fund të vitit 2022. Pavarësisht se nuk ishte “i pari”, ChatGPT arriti të kapë një të ardhur vjetore prej 10 miliardë dollarësh në vitin 2025,  një ndër rritjet më të shpejta në historinë e startup-eve.

Lexo edhe:Kapitali nga Kosova ‘pushton’ Shqipërinë, rritje rekord e bizneseve në 2024-ën

5 mësime nga suksesi i ChatGPT

1. Suksesi nuk është vetëm produkti
Një produkt i mirë është i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm. Duhet të kesh kombinimin e duhur midis produktit, tregut të synuar, grupit konkurrues, modelit të shitjeve dhe momentit të lançimit. ChatGPT u lançua në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur.

2. Syno tregje me potencial të madh
Sipërmarrësit që arrijnë të dominojnë janë ata që zgjedhin tregje të mëdha, por që shpesh janë të anashkaluara. Sam Walton nisi me zonat rurale, Zuckerberg me universitetet. ChatGPT u pozicionua menjëherë për përdorim masiv – nga studentët te kompanitë.

3. Bashkëpunimet strategjike bëjnë diferencën
OpenAI arriti suksesin edhe falë partneritetit me Microsoft, që investoi rreth 13 miliardë dollarë dhe i dha besueshmëri e akses në teknologji dhe infrastrukturë të avancuar.

4. Modeli “freemium” funksionon me mbështetje të fortë
OpenAI përdori një strategji klasike të Silicon Valley ,ofroi përdorim falas për masat dhe versione të avancuara me pagesë për përdoruesit profesionalë. Kjo e ndihmoi të fitojë shpejt miliona përdorues.

5. Fiton ai që lëviz me mençuri
Nuk mjafton të jesh i pari,  duhet të jesh i zgjuar. Ata që e kuptojnë drejt tregun, segmentin, pozicionimin dhe mënyrën e shpërndarjes, janë ata që fitojnë.

ChatGPT nuk pati sukses sepse ishte i pari. E pati sepse lëvizi në mënyrë të zgjuar. Nëse je sipërmarrës, më mirë se të nxitohesh për të lançuar i pari, përqendrohu në ndërtimin e një produkti që zgjidh realisht një nevojë, për një treg të qartë, me një strategji të fortë dhe partneritetet e duhura. Kjo është rruga drejt dominimit dhe suksesit afatgjatë  dhe rruga që ndjekin pothuajse të gjithë themeluesit e startup-eve me vlerë miliarda.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0