ChatGPT po përdor informacione nga “Grokipedia” e Elon Musk - Business Magazine Albania

ChatGPT po përdor informacione nga “Grokipedia” e Elon Musk

ChatGPT po përdor informacione nga “Grokipedia” e Elon Musk

Informacione nga Grokipedia, enciklopedia e gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe e zhvilluar nga kompania xAI e Elon Musk, kanë nisur të shfaqen në disa përgjigje të ChatGPT.

xAI e lançoi Grokipedia-n në tetor, pas kritikave të vazhdueshme të Musk ndaj Wikipedia-s, të cilën ai e ka akuzuar prej kohësh për paragjykim ideologjik kundër konservatorëve. Gazetarët vunë re shpejt se shumë artikuj të Grokipedia-s dukeshin të kopjuar drejtpërdrejt nga Wikipedia, ndërsa të tjerë përmbanin pretendime problematike, si lidhja e pornografisë me krizën e HIV/AIDS-it, “justifikime ideologjike” për skllavërinë dhe përdorimin e termave denigrues ndaj personave transgjinorë.

Këto përmbajtje nuk u konsideruan befasuese për një enciklopedi të lidhur me një chatbot që dikur e përshkroi veten si “Mecha Hitler” dhe që është përdorur për të përhapur deepfake seksualë në platformën X. Ajo që ka ngritur shqetësime është fakti se ky përmbajtje duket se po del jashtë “ekosistemit Musk”.

Lexo edhe:Inflacioni rikthehet në skenë? Alarm i ri për BQE-në në prag të vitit 2026

Sipas një raportimi të The Guardian, modeli GPT-5.2 ka cituar Grokipedia-n nëntë herë, në përgjigje të më shumë se një duzine pyetjesh të ndryshme. Megjithatë, ChatGPT nuk e ka cituar këtë burim kur është pyetur për tema ku pasaktësitë e Grokipedia-s janë dokumentuar gjerësisht, si sulmi i 6 janarit në Capitol apo epidemia e HIV/AIDS-it.

Në vend të kësaj, citimet janë shfaqur në tema më pak të njohura, përfshirë pretendime rreth Sir Richard Evans, të cilat vetë The Guardian i kishte hedhur poshtë më herët. Ndërkohë, edhe chatbot-i AnthropicClaude – duket se po përdor Grokipedia-n për t’iu përgjigjur disa pyetjeve.

Një zëdhënës i OpenAI i tha The Guardian se kompania “synon të mbështetet në një gamë të gjerë burimesh dhe këndvështrimesh publike”.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0