ChatGPT përballet me një problem 2,400-vjeçar të Platonit dhe befason me sjellje “si nxënës” - Business Magazine Albania

ChatGPT përballet me një problem 2,400-vjeçar të Platonit dhe befason me sjellje “si nxënës”

ChatGPT përballet me një problem 2,400-vjeçar të Platonit dhe befason me sjellje “si nxënës”

Një studim i Universitetit të Kembrixhit ka zbuluar se ChatGPT-4, inteligjenca artificiale e zhvilluar nga OpenAI, tregoi një sjellje të papritur “si nxënës” kur u përball me një problem të lashtë matematikor të përshkruar nga Platoni rreth vitit 385 p.e.s., problemin e “dyfishimit të katrorit”.

Problemi i Platonit

Në dialogët e tij, Platoni përshkruan sesi Sokrati i mësonte një djaloshi të paarsimuar të dyfishonte sipërfaqen e një katrori. Gabimi fillestar ishte mendimi se mjafton të dyfishosh gjatësinë e brinjës, por zgjidhja e saktë ishte se katrori i ri duhet të ketë brinjë të barabarta me diagonalen e katrorit fillestar. Ky ushtrim filozofik e matematikor është përdorur për shekuj si ilustrim i procesit të të nxënit.

Lexo edhe: Diella në vëmendjen botërore, chatbot-i që ‘trondit’ BE-në dhe demokracinë

Si reagoi ChatGPT

Studiuesit Dr. Nadav Marco dhe Prof. Andreas Stylianides i paraqitën të njëjtin sfidë ChatGPT-4, duke ndjekur stilin sokratik me pyetje dhe udhëzime. Fillimisht, sistemi zgjodhi një qasje algebrike – diçka e panjohur në kohën e Platonit – dhe rezistoi udhëheqjes drejt zgjidhjes gjeometrike. Vetëm pasi studiuesit shprehën “zhgënjim”, AI prodhoi alternativën gjeometrike. Në një moment, ChatGPT bëri edhe një gabim tipik njerëzor, duke pretenduar se për një drejtkëndësh nuk ekziston zgjidhje gjeometrike, edhe pse ekziston. Studiuesit theksuan se ky nuk ishte thjesht një defekt në bazën e të dhënave, por një supozim i improvizuar, i ndikuar nga diskutimi i mëparshëm. Megjithatë, pas shtytjeve të mëtejshme, sistemi dha zgjidhje të sakta për probleme të tjera, si dyfishimi i sipërfaqes së një trekëndëshi.

Çfarë tregon ky eksperiment?

Ekspertët theksojnë se sjellja e ChatGPT përzien rikthimin e njohurive të gatshme me një lloj “arsyetimi në moment”, që ngjan me procesin e të nxënit. Ata e krahasojnë me konceptin pedagogjik “zona e zhvillimit të afërt” (ZPD), pra hapësira mes asaj që një nxënës di tashmë dhe asaj që mund të mësojë me ndihmë. Sipas tyre, kjo sjellje hap mundësi të reja në arsim: studentët mund ta përdorin AI jo vetëm për të marrë përgjigje, por për të zhvilluar të menduar kritik dhe aftësi arsyetimi. Kjo arrihet duke përdorur komanda bashkëpunuese si “Le ta eksplorojmë këtë problem së bashku”, në vend që të kërkohet thjesht rezultati.

Studimi, i publikuar në International Journal of Mathematical Education in Science and Technology, sugjeron se kufizimet e inteligjencës artificiale mund të shndërrohen në mundësi mësimore. Eksperimenti me problemin e Platonit tregon se edhe një AI i avancuar si ChatGPT nuk është thjesht një “makinë përgjigjesh”, por mund të sillet si një nxënës që improvizon, gabon dhe mëson gjatë rrugës.

IE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0