Challenge Fund #Startup Stories- SKAITECH, kompania e parë e dronëve në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Challenge Fund #Startup Stories- SKAITECH, kompania e parë e dronëve në Shqipëri!

Challenge Fund #Startup Stories- SKAITECH, kompania e parë e dronëve në Shqipëri!

Challenge Fund ka mbështetur startup-e të ndryshme shqiptare në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe ndikimit real. Ne, në BusinessMag, po i transmetojmë këto histori suksesi për t’i sjellë më pranë publikut dhe për të nxjerrë në pah punën, sfidat dhe arritjet e sipërmarrësve që po ndërtojnë zgjidhje inovative. Përmes serisë #StartupStories, ju prezantojmë shembuj realë të ndikimit që vjen nga mbështetja e duhur, sot, me SKAITECH.

SKAITECH është kompania e parë e dronëve në Shqipëri, e themeluar në vitin 2020 me ambicien për të “prekur qiellin”. Kompania ofron një gamë të plotë shërbimesh, zgjidhjesh dhe produktesh në fushën e dronëve. Nga prodhimi dhe personalizimi i dronëve, te riparimi, konsulenca dhe trajnimet profesionale, SKAITECH pozicionohet si pika e referencës për gjithçka që lidhet me dronët në Shqipëri dhe Kosovë. Ekspertiza e kompanisë shtrihet edhe në fusha si inteligjenca artificiale, sistemet pa pilot, robotika, IoT dhe teknologjitë cloud, duke ndërtuar gradualisht vizionin afatgjatë për të çliruar potencialin e dronëve, robotikës dhe AI në tregun rajonal.

SKAITECH është e angazhuar të ofrojë zgjidhje inovative dhe me impakt real për bizneset në një gamë të gjerë sektorësh, përfshirë infrastrukturën, energjinë, bujqësinë, sigurinë dhe mbrojtjen. Përmes teknologjisë së saj, kompania ndihmon bizneset të kursejnë orë pune në procese të rrezikshme, të rrisin eficiencën operacionale dhe të gjenerojnë inteligjencë biznesi që mbështet rritjen dhe suksesin komercial. SKAITECH po kontribuon në riformësimin e kuptimit të “Made in Albania”, duke e lidhur atë me inovacionin, teknologjinë dhe standardet ndërkombëtare.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0