Çfarë të bësh gjatë muajit Tetor në Tiranë? - Business Magazine Albania

Çfarë të bësh gjatë muajit Tetor në Tiranë?


*rekomandime nga Visit Tirana

Tetori konsiderohet si pranvera e vonuar. Moti është perfekt në Tiranë, ditët me diell do të jenë ato që do të mbizotërojnë gjatë këtij muaji. Sigurisht që freskohet koha, por kjo është ideale për aktivitetet në natyrë, si edhe koncerte në zona të hapura. Ky është muaji më i bukur i vjeshtës, ku mund të admironi ngjyrat e vërteta të saj. Parqet e qytetit fillojnë të ndryshojnë ngjyrat e gjelbëra në ngjyra të arta, të kuqe dhe të verdhë. Për të fotografuar të gjitha pamjet e vjeshtës në Tiranë, mos harroni të merrni pjesë në #TiranaAutumn2018 konkursi i fotografisë i Visit Tirana në mediat sociale, i cili mbyllet në 30 Nëntor. Mos harroni dhe eventin më të madh të fotografisë që zhvillohet në 1-7 Nëntor 2018, TiranaPhotoFestival2018, ku gjithashtu mund të bëheni pjesë. 

Gjërat më të këndshme për t’u bërë në Tetor janë shumë, si ecje në natyrë mes gjetheve të rëna, ndërkohë gjatë fundjavave mund të shkoni për piknik ose të vizitoni fshtarat me atraksione turistike si Pëllumbas, Farkë, etj. Maratona e Tiranës e Tiranës është eventi më i madh sportiv që u zhvillua këtë Tetor për herë të dytë, ku shumë të rinj dhe jo vetëm ishin regjistruar për të marrë pjesë.

Çdo ditë dhe çdo fundjavë mund të bëheni pjesë e aktiviteteve kulturore dhe natyrore që organizohen nga Bashkia e Tiranës ose nga organizata të tjera. Eventi më i madh dhe që pritet me shumë gëzim nga fëmijët dhe të rinjtë, por edhe bizneset është Halloween, në ditën e fundit të tetorit. Atmosfera e Halloween-it ndihet në të gjitha rrugët e Tiranës, ku tregtarët shesin kunguj të dekoruar për festën. Festa e Halloween-it festohet pothuajse masivisht në Tiranë, nëpër qendra tregtare, bare dhe restorante ku njerëzit veshin kostumet tipike të kësaj feste tashmë të njohur në botë.

Jeta kulturore është e mbushur edhe në Tetor. Teatrot, kinematë, operat janë një mundësi e mirë për të kaluar këndshëm mbrëmjet e Tetorit.

Vizita në atraksionet e kryeqytetit janë gjithmonë të rekomanduara nga Visit Tirana si “must”, pra që nuk duhet t’i lini pa i vizituar. Shijojeni vjeshtën në Tiranë.

/Visit Tirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0