Çfarë të bëni në Tiranë në Prill 2022 - Business Magazine Albania

Çfarë të bëni në Tiranë në Prill 2022

Tiranë

Përgatitur nga Vizit-Tirana

Prilli është një ndër muajt ku në Tiranë ndihet një gjallëri e madhe. Pas muajit Mars, herë me shi e herë me diell, vjen Prilli me motin e ngrohtë.

Këtë muaj janë planifikuar shumë evente pjesë e programit të “Tirana Kryeqyteti i Rinisë”, të cilat publikohen në faqen e tyre zyrtare këtu.

Aktivitete në natyrë

Koha është ideale për ecje në natyrë, shëtitje me biçikleta apo një piknik me familjen. Liqeni i Parkut Artificial është më i frekuentuari pasi ka më shumë facilitate dhe një park lojërash për fëmijët si dhe mjedise reakrative. Ndërsa Parku i Liqenit të Farkës mbetet disi më pak i populluar dhe mund të shijoni qetësishtë natyrën.

Për ju që keni pasion udhëtimet në natyre, ngjitje dhe ecje në male, ne kemi një listë me vendet natyrore në Tiranë.

Mos harroni të merrni pjesë në konkursin sezonal #TiranaSpring2022, postoni në Instagram foto të pranverës në Tiranë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0