Çfarë risish do të sjellë Infocom Security Albania dhe si të përballemi me dilemat kibernetike të mijëvjeçarit të ri?

Çfarë risish do të sjellë Infocom Security Albania dhe si të përballemi me dilemat kibernetike të mijëvjeçarit të ri?


Dilemat Kibernetike të Mijëvjeçarit të Ri – STOP | MENDO | LIDHU

Tani, më shumë se kurrë, mbrojtja e aseteve teknologjike të një organizate nga dëmtimi me qëllim të keq dhe përdorimi i papërshtatshëm kërkon kufizime inteligjente se si punonjësit, klientët dhe partnerët aksesojnë aplikacionet dhe të dhënat e korporatave. Masat mbrojtëse të pamjaftueshme do të rezultojnë në humbjen e të dhënave kritike, por kontrollet tepër të rrepta mund të ndërhyjnë në mënyrën e bërjes së biznesit ose të kenë efekte të tjera negative.

Eleminimi i kërcënimeve është i pamundur, kështu që mbrojtja kundër tyre pa ndërhyrë në inovacionin dhe rritjen e biznesit është një nga problemet kryesore të menaxhimit. Kjo dhe shumë të tjera, do të jenë temat e nxehta të Infocom Security Albania.Infocom

Sesioni i I-rë: Njohja me Sfidën e Mbrojtjes Kibernetike – Si ta vendosni organizatën tuaj në “Listën e sigurtë”

Mbrojtja e pronësisë intelektuale dhe informacionit të biznesit në formë dixhitale kundër vjedhjes dhe keqpërdorimit është një ndër çështjet më kritike të menaxhimit. Kompanitë dhe Institucionet Publike tani duhet të shmangin sulmet kibernetike gjithnjë të pranishme, kërcënimin e kriminelëve kibernetikë apo edhe punonjësit e pakënaqur që nxjerrin informacion sensitiv. Ndërkohë që organizatat e sofistikuara kohët e fundit u kanë rezistuar shumë shkeljeve publike në mjediset e tyre teknologjike, shumë incidente nuk raportohen. Në të vërtetë, bizneset dhe institucionet publike nuk janë të etura për të reklamuar se kanë pasur për të “paguar shpërblimin” për kriminelët kibernetikë ose për të përshkruar dobësitë nga sulmi i ekspozuar.

Duke pasur parasysh rritjen e ritmit dhe kompleksitetin e kërcënimeve, organizatat duhet të miratojnë qasje ndaj Sigurisë Kibernetike që do të kërkojnë angazhim më të madh nga Drejtori i Përgjithshëm i tyre për të mbrojtur informacionet kritike të biznesit pa kufizuar inovacionin dhe rritjen.

Fjalët kyçe të këtij sesioni: Terrorizmi Kibernetik, Cyber Criminal, Big Data, Skills Gap, Hackers White Hat, Infrastruktura kritike

 Sesioni i II-të: A janë të përgatitur njerëzit për Internetin e Kërcënimeve?

Shpesh, njerëzit konsiderohen si lidhja më e dobët në zinxhirin e sigurisë. Sulmet më sfiduese shfrytëzojnë dobësitë njerëzore dhe jo ato teknologjike, të cilat janë më të lehta për t’u riparuar. Gjithnjë e më shumë, organizatat e krimit kibernetik përdorin informacionin e mbledhur nga faqet e rrjeteve sociale për të organizuar ato sulme që njihen si “phishing” që joshin drejtuesit e lartë ose administratorët e sistemeve për të klikuar në linqe që do të instalojnë spyware në laptopin e tyre. Ashtu si shitësit kërkojnë të krijojnë një eksperiencë “multichannel” përgjatë ndërveprimeve elektronike dhe ndërveprimeve personale, disa organizata të krimit kibernetik kombinojnë taktikat online dhe offline.

Jo vetëm në vendin e punës, por edhe në shtëpi, njerëzit janë më të pasigurtë për shkak të mungesës së vetëdijes për kërcënimet kibernetik, që çojnë në vjedhje të të dhënave më delikate, ngacmime kibernetike të fëmijëve të mitur dhe vjedhje të parave online.

Shqipëria ka krijuar rrugën e saj drejt inovacionit dhe dixhitalizimit, për t’u afruar më shumë me lojtarët më të mëdhenj dixhital në rajon, duke diskutuar çdo vit për shërbimet elektronike, bankat dixhitale, internetin e gjërave dhe më shumë, por përkrah të gjitha përpjekjeve të institucioneve për t’i sjellë këto inovacione, a janë njerëzit të vetëdijshëm për atë që i pret?

Fjalët kyçe: Deep Web, Cyber Bullying, Mbrojtja e të Dhënave, Digital Banking, Internet i Kërcënimeve, Siguria në Cloud

Pjesë e këtij eventi do të jetë dhe nën-eventi i Hackathon – Capture the Flag! që do të mbahet më datën 8 Nëntor 2017, në katin e 23-të të Hotel Plazza, Tiranë. Do të fillojë në orën 08:30 dhe do të përfundojë në orën 14:00 në një dhomë të personalizuar dhe do të lidhet me transmetimin e drejtpërdrejtë në dhomën kryesore në katin e tretë, ku do të mbahet Konferenca Infocom. Do të bëhen dy transmetime të shkurtra midis fjalimeve, për të mbajtur në dijeni sallën e 500 pjesëmarrësve, për zhvillimin e Hackathon dhe për të ftuar ekipin fitues në podium, për të dhënë një intervistë dhe për të diskutuar me moderatorin rreth background-it të tyre, qasjes ndaj konkurrencës dhe aspiratave të ardhshme. Aty do të mblidhen studentët me pasion në lidhje me sigurinë kibernetike dhe do të përpiqen të gjejnë sa më shumë bug-e në sistemet që do vendosen para tyre. Ekipi që në kohën më të shkurtër, gjen më shumë buge dhe shtigje potenciale për sulme në sistemet e ndryshme do të shpallet fitues dhe do të jepet gjatë konferencës kryesore nga folësi Rik Ferguson.

Vitet e fundit, edhe Shqipëria është prekur nga “stuhia” e Hackthon. Ata janë quajtur White Hat Hackers, (në ndryshim nga Black Hat Hackers – të cilët kanë qëllime të këqija) synojnë të gjejnë dobësi në sisteme, kështu që mund t’i raportojnë dhe të parandalojnë sulme të mundshme në të ardhmen.

Infocom Security Albania, është eventi më i rëndësishëm vjetor dedikuar Sigurisë Kibernetike dhe Protik së bashku me BIZZ shpk janë bashkëorganizatorët e tij.

Ekipet e zgjedhura do të trajnohen nga Rio Sherri, një nga ekspertët më të mirë shqiptarë të Sigurisë Kibernetike dhe një anëtar i madh i komunitetit Protik. Trajnimet do të zgjasin 1 javë dhe do të mbahen në Qendrën e Inovacionit Protik, duke mbuluar temën e mëposhtme:

  1. Bazat e Sigurisë Kibernetike
  2. Hyrje në mbledhjen e informacionit dhe Metasploit
  3. Përdorimi i Aplikacioneve Web
  4. Zgjidhja e sfidave të CTF
  5. Siguria e sistemit operativ, privatësia dhe mbrojtja
  6. Network Hacking & Security

Folësi kryesor:

Rik Ferguson është Drejtor i Kërkimeve dhe Komunikimeve të Sigurisë në Trend Micro, ai është një nga ekspertët kryesorë në sigurinë e informacionit. Një nga figurat kryesore në kërcënimet në internet dhe ekonominë underground. Hulumtimi i gjerë i Rikut dhe mendimi futurist siguron që ai të jetë një folës kryesor me eksperiencë dhe njohuri. Rik trajton sfidat që teknologjia në zhvillim dhe krimi në internet i paraqet përdoruesit dhe firmave të sigurisë. Rik Ferguson mban një diplomë Bachelor të Arteve nga Universiteti i Uellsit dhe është një Hacker Etik i Certifikuar dhe CISSP-ISSAP në gjendje të mirë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0