Çfarë po u thonë CEO-t investitorëve për tarifat dhe pasigurinë glo - Business Magazine Albania

Çfarë po u thonë CEO-t investitorëve për tarifat dhe pasigurinë globale?

~4 minuta lexim

Gjatë thirrjeve më të fundit me investitorët, mijëra drejtues kompanish amerikane janë fokusuar tek një treshe që po i trondit themelet e ekonomisë, tarifat doganore, pasiguria globale dhe inteligjenca artificiale agjentike.

Një raport 69-faqësh i IOT Analytics, bazuar në analizën e mbi 8,000 takimeve të fitimeve të kompanive të listuara në SHBA për tremujorin e parë të vitit 2025, zbulon se 43% e tyre përmendën fjalën “tarifë”, një rritje prej 190% krahasuar me tremujorin e kaluar.

Lexo gjithashtu: Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Tarifat, rritje çmimesh dhe kaos zinxhiri furnizimi

Në çdo sektor, nga teknologjia te pajisjet mjekësore dhe lodrat për fëmijë, drejtuesit janë të shqetësuar: tarifat e reja po rrisin kostot dhe ato po kalohen direkt tek konsumatori.

“Çdo tarifë që nuk mund ta shmangim, e konsiderojmë si një kosto hyrëse. Dhe nëse rriten këto kosto, duhet të rrisim çmimet,” tha Jeff Clarke, COO i Dell Technologies.

Rockwell po riorganizon zinxhirin e furnizimit për të shmangur tarifat. Ata po zhvendosin prodhimin për klientët jo-amerikanë jashtë SHBA-së, për të liruar kapacitetet për tregun vendas.

GE Vernova parashikon një shtesë kostoje prej 300 deri në 400 milionë dollarë, ndërsa Thermo Fisher Scientific paralajmëron një goditje prej 400 milionë dollarësh për shkak të tarifave të reja të Kinës dhe atyre hakmarrëse ndaj produkteve amerikane.

Për të zbutur ndikimin, Boston Scientific po anulon udhëtime dhe takime, duke kursyer 200 milionë dollarë, ndërsa Hasbro, prodhuesi gjigand i lodrave, është në mes të një plani reduktimi shpenzimesh me vlerë 1 miliard dollarë.

Lexo gjithashtu: Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Pasiguria po paralizon bizneset

Ndërkohë, pasiguria politike dhe ekonomike po ndikon në çdo nivel. Nga normat e interesit dhe marrëveshjet ushtarake, te tarifat e paparashikueshme, drejtuesit po mbajnë frenat të shtrënguara.

“Ka disa industri ku pasiguria i ka bërë më të kujdesshëm në vendimmarrje,” pranoi Jamie Dimon, CEO i JPMorgan Chase.

Dean Leavitt, CEO i Boost Payment Solutions, tha se kompanitë amerikane po ndalojnë pagesat ndërkombëtare, duke adoptuar një qasje “prit dhe shiko”.

Inteligjenca agjentike, shpresa e re në mes të kaosit

Një dritë në fund të tunelit? Agentic AI, një formë e avancuar e inteligjencës artificiale që merr vendime dhe vepron autonomisht për të arritur objektiva specifikë.

Edhe pse vetëm 2.2% e kompanive e përmendën në thirrjet e fundit, kjo shifër është rritur me 275% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për shumë CEO, AI është shpresa për të përballuar rritjen e kostove dhe për të rritur produktivitetin.

“Po i çlirojmë klientët nga detyrat manuale dhe do të sjellim këshillim fiskal përmes agjentëve tanë AI,” tha Steve Hasker, CEO i Thomson Reuters.

Edhe Nvidia e sheh këtë teknologji si revolucionin e radhës në mënyrën si punojnë kompanitë.

A është koha për veprim?

Mes rritjes së kostove dhe pasigurisë, punonjësit do të duhet të përshtaten ose të rrezikojnë vendin e punës. Ata që mësojnë të përdorin mjetet si AI gjeneruese dhe agjentike mund të jenë ndër të mbijetuarit e kësaj krize të re ekonomike.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0