Çfarë po ndodh me McDonald's? Kriza e "fast food"-it të famshëm - Business Magazine Albania

Çfarë po ndodh me McDonald’s? Kriza e “fast food”-it të famshëm

Marka e famshme McDonald’s po përballet me një sërë sfidash, si ulja e shitjeve dhe përfshirja e polemikave të shumta politike.

McDonald’s ka rifilluar shitjet e hamburgerëve në të gjitha restorantet e saj në SHBA pas një shpërthimi të E.Coli që la të paktën një person të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të sëmurë. Escherichia Coli, është një lloj bakteri që mund të shkaktojë sëmundje, veçanërisht nëse njeriu konsumon ushqime ose ujë të kontaminuar.

Fillimisht, McDonald’s tha se burimi i shpërthimit ishte mishi i viçit, por tani Departamenti i Bujqësisë i SHBA beson se përgjegjëse ishin qepët e kontaminuara. Si pasojë, McDonald’s po heq qepët e gjalla nga menuja, tha New York Times.

Shpërthimet e kaluara të E. Coli kanë penguar shitjet, pasi i bëjnë konsumatorët të shmangin rrjetin e prekur. Ulja e shitjeve nuk është lajm i mirë, e veçanërisht për McDonald’s, në një kohë kur po përballet me një serë  sfidash.

Në korrik, McDonald’s njoftoi se shitjet e saj ishin ulur me 1% në mbarë botën në të gjitha segmentet e kompanisë nga prilli në qershor, duke çuar në një rënie të ardhurash neto në 2 miliardë dollarë. Ishte rënia e parë që nga viti 2020, kur pandemia e Covid-it e detyroi kompaninë të mbyllte dyert.

CBS News nxorri në pah se konsumatorët, të lodhur nga inflacioni po tërhiqeshin nga konsumi i darkave jashtë.  Zinxhiri e fast food-it ka pasur nevojë të përqendrohet në ofrimin e më shumë vakteve me vlerë tërheqëse, pasi konsumatorët me të ardhura më të ulëta janë prekur nga rritja e çmimeve së fundi.

Një anë e politikës

Politika gjithashtu ka luajtur një rol në vështirësitë e kompanisë. Aktivistët pro-palestinezë kërkuan një bojkot të përgjithshëm, pasi franchiset e McDonald’s ofruan mijëra vakte falas për ushtarët e Izraelit në Gaza në ditët pas sulmeve të 7 tetorit.

Zinxhiri gjithashtu u përfshi në politikën amerikane, kur Donald Trump shërbeu patatet e skuqura, duke u bërë si një punëtor me pagë minimale, tha The Guardian. Dega ishte raportuar se ishte mbyllur për orët normale të punës dhe klientët që ai shërbeu për 30 minuta ishin të gjithë të kontrolluar paraprakisht. Vizita erdhi pas pretendimit të Kamala Harris se ajo kishte punuar në McDonald’s, që u bë një nga pikat më të papritura të diskutimit në fushatën zgjedhore.

Dështimi për të Inspiruar

Ndryshimet  kulturore gjithashtu po e lënë McDonald’s në vështirësi për të qëndruar relevant, tha Kate Ng në The Independent. Ndërgjegjësimi i konsumatorëve  për shëndetin është rritur dhe kjo është e komplikuar për një markë që është sinonim i ushqimit të shpejtë, jo të shëndetshëm. Kohët e sotme, sa vjen e kërkohet më shumë ushqimi i shpejtë dhe i shëndetshëm.

Edhe nëse do të donit diçka të shpejtë, ka kaq shumë konkurrentë në lojën e fast food-it tani. Për Gen Z dhe Gen Alpha, vendi ku ata shihen duke ngrënë është gjithnjë e më i rëndësishëm për mediat sociale dhe një Big Mac i hedhur shpejt, thjesht nuk duket mjaft i denjë për Instagram, krahasuar me një hamburger pule të skuqur që duket shumë i shijshëm dhe i këndshëm!

THE WEEK

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0