Çfarë po ndodh me Audin pas skandalit të naftës?

Çfarë po ndodh me Audin pas skandalit të naftës?


Audi ka zgjedhur drejtuesin e saj të shitjeve për të udhëhequr kompaninë përkohësisht pas arrestimit të CEO-s Rupert Stadler .

Prodhuesi i makinave gjermane njoftoi se Abraham Schot do të marrë pozicionin drejtues pas arrestimit të Rupert Stadler, si pjesë e investigimit të çështjes.

Lexoni: Në pranga drejtori i Audi. I dyshuar për skandalin e naftës

Audi tha se Stadler kërkoi të pushohej nga postet e tij drejtuese në Audi dhe kompaninë mëmë, Volkswagen.

Prokurorët në Mynih thanë se Stadler, i cili ka punuar për Volkswagen që nga viti 1990, është arrestuar për shkak të shqetësimit se ai mund të ndikojë në dëshminë e një hetimi të vazhdueshëm mashtrimi.

Aksionet në Volkswagen ranë me 3% pas lajmit.

Audi tha se ata kanë rënë dakort për pezullimin e Stadler, deri në momentin e sqarimit të rrethanave që çuan në arrestimin e tij. Për kompaninë ai konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet si fajtor.

Volkswagen ka pranuar se ka manipuluar miliona motorë diezel për të mashtruar testet e emisioneve.

Lexoni: Gjermania gjobit Volkswagen për skandalin e naftës

Skandali uli çmimin e aksioneve të kompanisë, dhe krisi besimin midis konsumatorëve dhe rregullatorëve në teknologjinë e naftës. Kjo ngjarje tashmë i ka kushtuar Volkswagen mbi 30 miliardë dollarë për pezullime, penalitete dhe zgjidhje të mundshme.

/Money

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0