Çfarë ndodh me rrjetet sociale, kur një person vdes?!

Çfarë ndodh me rrjetet sociale, kur një person vdes?!


Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me zhvillimin e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me rregullat ndonjëherë të ndërlikuara të pas-jetës dixhitale.

Vetëm 13% e njerëzve kanë bërë një lloj plani në lidhje me llogarinë e tyre në median sociale, pas vdekjes, sipas një vëzhgimi të 2017.

“Platformat e mediave sociale tani po e kuptojnë se duhet të kenë një politikë për fundin e jetës”, thonë ekspertët.

“Teknologjia që ata kanë nisur të aplikojnë është një fillim i mirë, por ka ende shumë për të bërë. Një nga problemet kryesore, kur vjen fjala tek planifikimi i vdekjes suaj dixhitale dhe sistemimit të llogarive të ndryshme që ne kemi, është se çdo platformë është e ndryshme dhe secila kërkon një mënyrë të veçantë për të ta ‘varrosur’ atë.

Ekspertët rekomandojnë madje që njerëzit duhet të dokumentojnë amanetet e tyre në një testament në median sociale, dhe kjo e fundit i ka përcaktuar disa rregulla bazë.

Në facebook, përdoruesit mund të emërojnë një kontakt ligjor që do të ketë më pas akses në llogarinë e tij, pas vdekjes. Ai person mund të vendosë më pas nëse do të kujdeset për llogarinë apo do ta mbyllë atë.

Në rast se nuk ka një kontakt ligjor, atëherë Facebook e kthen llogarinë në një përkujtimore kur mëson për vdekjen e tij. Kur llogaria bëhet e tillë, në të nuk mund të bësh më log in ndërkohë që mbetet e dukshme për të tjerët, me të cilët ndahet si një vend për të mbledhur kujtime.

Në Twitter, një person i autorizuar ose një pjesëtar direkt i familjes duhet të bëjë një kërkesë që llogaria të deaktivizohet. Ndërsa ashtu si facebooku, google lejon përdoruesit të zgjedhin një person përgjegjës për llogarinë e tyre pas vdekjes. I ashtuquajturi “Inactive Account Manager” është në gjendje më pas të ketë akses në llogari dhe ta fshijë atë.

TopChannel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0