Çfarë i bën të suksesshëm vëllezërit Halimi, të cilët njihen anembanë botës - Business Magazine Albania

Çfarë i bën të suksesshëm vëllezërit Halimi, të cilët njihen anembanë botës


Sukseset e floktarëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, Besim dhe Afrim Halimi, kanë kaluar edhe kufijtë helvetikë. Puna e fituesit të çmimit kryesor në spektaklin për floktorët më të mirë në “Swiss Hairdessing Awards 2016” tashmë është publikuar edhe në Kinë.

Njëri nga vëllezërit, Besim Halimi, ndihet shumë i lumtur që koleksionet e tyre pëlqehen edhe në Kinë. Ai tregoi se dje e kishte kontaktuar zotin Lone Wong nga revista Estetica.

Ai i kishte thënë se i kishin pëlqyer shumë koleksionet e tij, sidomos ato që janë botuar te revista Estetica në Gjermani, dhe ka shprehur dëshirën t’i botojë në faqen e tyre në CN.

“Unë jam shumë krenar dhe ndihem shumë mirë kur sukseset e mia vlerësohen anembanë botës. Deri më tash kemi pasur suksese edhe në Spanjë, Peluquerias, në Gjermani në Estetica, por edhe në Top Hair të Gjermanisë dhe të Zvicrës. Megjithatë, kjo nga Kina ishte një befasi dhe kënaqësi e posaçme”, ka thënë ai.

Vëllezërit Halimi jetojnë në Thun të Bernit dhe me sallonin e tyre “Haircut Bes” kanë bërë emër dhe suksese jo vetëm në Zvicër, por puna e tyre po pëlqehet edhe në shumë vende të tjera të botës.

 

/koha.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0