Çfarë është tregtimi i opsioneve apo Option Trading? - Business Magazine Albania

Çfarë është tregtimi i opsioneve apo Option Trading?

Option Trading

Opsionet janë kontrata për të shitur dhe blerë aksione. Deri tani, ndodhitë e fundit ekonomike, edhe investitorët e apasionuar nuk e kanë provuar këtë gjë.

Edhe pse ka shumë mënyra për të investuar në opsione, shumë strategji të ndryshme mund të jenë të rrezikshme, ku ka potencial për fitime të mëdha, por edhe humbje të të gjithë investimit.

Opsionet morën vëmendje të madhe në fillim të këtij viti ku një grup investitorësh të Reddit u bashkuan për të ngritur aksionet e GameStop. Anëtarët e nënreditimit r/WallStreetBets nuk po blinin aksione të kompanive aktuale; ata ishin duke blerë opsione. Për këtë, tregtarët e opsioneve spekulojnë për paqëndrueshmëri, e nësa e vërtetojnë, ata fitojnë shumë para.

Çfarë është tregtimi i opsioneve?

Tregtarët e opsioneve mund të blejnë kontrata që u japin atyre mundësinë për të blerë ose shitur një aset themelor për një çmim të caktuar, për një kohëzgjatje të caktuar. Për shembull, ju blini një kontratë opsionesh. Kjo ju jep të drejtë juve të blini një aksion që kushton $10 për 30 ditët e ardhshme. Nësë çmimi aktual i aksioneve është rritur në $30 qoftë edhe në ditën e 29, ju do ta blini atë aksion për $10, sipas kontratës së opsionit që keni.

Tregtarët e opsioneve spekulojnë se çmimi i një aktivi themelor do të lëvizë në një mënyrë ose në tjetër. Kontratat e opsionit të aksioneve kanë tendencë të përfaqësojnë 100 aksione themelore. Por aksionet nuk janë opsioni i vetëm; investitorët gjithashtu mund të blejnë dhe shesin opsione në pasuri të tjera, si obligacione dhe letra tjera me vlerë.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të opsioneve: Call Options dhe Put Options.

Blerja e një Call Options ju jep juve të drejtën, por jo edhe detyrimin, për të blerë një aset themelor gjatë një periudhe të caktuar.

Lexo: Për kë është i vlefshëm programi “MJESHTËRO BIZNESIN”, nga Vasil Naçi

Për shembull, kontrata Call Option i jep të drejtë pronarit të blejë 100 aksione të Tesla me vlerë $100 deri në datën e skadimit tre muaj. Nëse vlera e aksioneve të Tesla rritet, çmimi i kontratës së opsionit rritet dhe anasjelltas. Blerësi i Call Options mund të mbajë kontratën deri në datën e skadimit, në atë  pikë ata mund të marrin dorëzimin e 100 aksioneve ose të shesin kontratën e opsioneve para datës së skadimit me çmimin e tregut të kontratës në atë kohë.

Put Option është një kontratë që i jep mbajtësit të saj të drejtën, por jo detyrimin të shesë një numër të caktuar aksionesh me një çmim të caktuar, para datës së skadimit.

Për shembull, ju blini një Put Option për $11 në VW. Çdo kontratë opsioni vlen 100 aksione, kështu që kjo ju jep juve të drejtën të shisni 100 aksione të VW me $11 para datës së skadimit. Le të themi që aksionet bien në $8 për aksion. Ju në këtë rast do të të shisni 100 aksione me $11 në vend të çmimit aktual të tregut prej $8. Duke blerë opsionin, ju i keni kursyer vetes $300, pasi keni shitur 100 aksione me $11, për një total prej $1,100, në vend që të shisnit aksionet me $8 për gjithsej $800.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0