Çfarë është Metaverse? Ja çfarë duhet të dini - Business Magazine Albania

Çfarë është Metaverse? Ja çfarë duhet të dini

Metaverse

Metaverse është në koncept një univers i pafundëm, online, një univers 3D që kombinon shumë hapësira të ndryshme virtuale. Mund ta mendoni si një derivim të internetit në të ardhmen. Metaverse do t’i lejojë përdoruesit e saj të punojnë, të takohen, të luajnë dhe të socializohen së bashku në këtë hapësirë 3D.

Metaverse nuk ekziston plotësisht, por disa platforma përmbajnë elementë të ngjashëm me metaverse. Video lojërat aktualisht ofrojnë përvojën më të përafërt me metaverse. Zhvilluesit kanë kaluar kufijtë e një loje përmes mbajtjes së eventeve virtualisht brenda lojës dhe krijimit të ekonomive virtuale.

Kriptovalutat mund të jenë një përshtatje e shkëlqyer për një metaverse. Ato lejojnë krijimin e një ekonomie digjitale me lloje të ndryshme “tokens” dhe koleksione virtuale (NFT). Metaverse gjithashtu do të ishte e favorshme për përdorimin e portofolëve kripto, të tilla si Trust ëallet dhe MetaMask. Teknologjia blockchain mund të sigurojë sisteme qeverisjeje transparente dhe të besueshme.

Aplikacione të ngjashme me metaverse ekzistojnë tashmë dhe u ofrojnë njerëzve të ardhura të mjaftueshme. Axie Infinity është një lojë ku mund të fitosh para, që shumë përdorues e luajnë për të rritur të ardhurat e tyre. SecondLive dhe Decentraland janë shembuj të tjerë të një miksimi të suksesshëm midis botës së blockchain dhe aplikacioneve të realitetit virtual.

Nëse hedhim sytë nga e ardhmja, gjigantët e mëdhenj të teknologjisë po përpiqen të udhëheqin rrugën. Sidoqoftë, aspektet e decentralizuara të industrisë së blockchain po lejojnë lojtarët më të vegjël të marrin pjesë në zhvillimin e metaverse gjithashtu.

LEXO: Blockchain në Kadastër, për t’u dhënë qytetarëve certifikatën e pronësisë në telefon. Ekspertët e IT kanë mendime të kundërta

Si ta kuptojmë Metaverse?

Lidhjet midis botës financiare, virtuale dhe fizike janë bërë gjithnjë e më të ngushta. Pajisjet që përdorim për të menaxhuar jetën tonë na japin akses në pothuajse çdo gjë që duam me prekjen e një butoni. Kësaj nuk i ka shpëtuar as ekosistemi i kriptove. NFT-të, lojërat në blockchain dhe pagesat me kripto nuk janë më të kufizuara vetëm për të apasionuarit pas kriptos. Ato tani janë të gjitha lehtësisht të disponueshme si pjesë e një metaverse në zhvillim. 

Cili është përkufizimi i metaverse?

Metaverse është në koncept një hapësirë 3D, virtuale e cila lidh përdoruesit në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Metaverse do të lidhë platforma të shumta, të ngjashme me internetin që përmbajnë uebfaqe të ndryshme të aksesueshme përmes një shfletuesi të vetëm.

Koncepti u zhvillua në romanin fantastiko-shkencor Snoë Crash nga Neal Stephenson. Megjithatë, ndonëse ideja e një metaverse ishte dikur trillim, tani duket se mund të jetë realiteti i së ardhmes.

Metaverse do të drejtohet nga “augmented reality” (realiteti i digjitalizuar), ku secili përdorues kontrollon një karakter ose “avatar”. Për shembull, mund të zhvilloni një takim me kufje Oculus VR në zyrën tuaj virtuale, të relaksoheni pas pune në një lojë të bazuar në blockchain dhe më pas të menaxhoni portofolin tuaj të kriptove dhe financat brenda metaverse.

Tashmë mund të shohim disa aspekte të metaverse në realitet virtuale të videolojërave ekzistuese. Lojëra si Second Life dhe Fortnite ose platformat për socializim në punë si Gather.toën të cilat bashkojnë elementë të shumtë të jetës sonë reale në internet. Edhe pse këta aplikacione nuk janë metaverse, janë disi të ngjashme. Metaverse ende nuk ekziston.

Përveçse do të përmbajë lojëra ose media sociale, metaverse do të jetë vendi ku do të kombinohen ekonomitë, identiteti digjital, qeverisja e decentralizuar dhe aplikacione të tjera. Edhe sot, krijimi i përdoruesve dhe zotërimi i artikujve dhe monedhave të vlefshme ndihmojnë në zhvillimin e një metaverse të vetëm, të bashkuar. Të gjitha këto veçori i ofrojnë blockchain potencialin për të fuqizuar këtë teknologji të ardhshme.

Përse janë videolojërat të lidhura me metaverse?

Për shkak të theksit në realitetin virtual 3D, videolojërat ofrojnë përvojën më të përafërt me metaverse aktualisht. Kjo jo vetëm sepse janë 3D. Video lojërat tashmë ofrojnë shërbime dhe veçori që prekin aspekte të tjera të jetës sonë. Video-loja Roblox madje krijon ngjarje virtuale si koncerte dhe takime. Lojtarët nuk luajnë më vetëm lojën, por e përdorin edhe për aktivitete dhe pjesë të tjera të jetës së tyre në “hapësirë kibernetike”. Për shembull, në Fortnite, 12.3 milionë lojtarë morën pjesë në turneun virtual të Travis Scott, brenda në lojë.

Cilën pjesë të Metaverse zënë kriptomonedhat?

Lojërat ofrojnë aspektin 3D të metaverse, por nuk mbulojnë gjithçka që nevojitet në një botë virtuale e cila pritet të përfshijë të gjitha aspektet e jetës. Kriptomonedhat mund të ofrojnë pjesë kryesore, të tilla si prova digjitale të pronësisë, transferimi të vlerës, qeverisje dhe akses. 

Nëse, në të ardhmen, ne punojmë, shoqërohemi dhe madje blejmë artikuj virtualë në metaverse, na duhet një mënyrë e sigurt për të vërtetuar pronësinë. Ne gjithashtu duhet të ndihemi të sigurt për të transferuar këto sende dhe para në metaverse. Së fundi, ne gjithashtu do të duam të luajmë rolin tonë në vendimmarrjen që ndodh në metaverse, nëse do të jetë një pjesë kaq e madhe e jetës sonë.

Disa videolojëra përmbajnë tashmë zgjidhje bazë, por shumë zhvillues përdorin kripto-n dhe blockchain-in si një opsion më të mirë. Blockchain ofron një mënyrë të decentralizuar dhe transparente të veprimit, ndërsa një video-lojë është më e centralizuar.

Blockchain gjithashtu ndikohet nga bota e lojërave. Gamifikimi është i zakonshëm në Financat e Decentralizuara (DeFi) dhe GameFi. Duket se do të ketë mjaft ngjashmëri në të ardhmen dhe të dy botët mund të integrohen edhe më shumë. Aspektet kryesore të blockchain të përshtatshme për metaverse janë:

LEXO: Epic Games dhe Lego do të ndërtojnë një metaverse që ka në fokus fëmijët

  1. Dëshmi digjitale të pronësisë: Duke zotëruar një portofol me akses në kredencialet e tua personale, ti mund të provosh menjëherë pronësinë e aktivitetit ose të një aktivi në blockchain. Për shembull, mund të tregonsh një transkript të saktë të transaksioneve të tua në blockchain ndërkohë që je në punë. Një portofol është një nga metodat më të sigurta dhe më të fuqishme për krijimin e një identiteti digjital dhe dëshminë e pronësisë.
  2. Koleksione digjitale: Ashtu siç mund të përcaktojmë se kush zotëron diçka, ne gjithashtu mund të vërtetojmë nëse një artikull është origjinal dhe unik. Për një metaverse që kërkon të përfshijë më shumë aktivitete të jetës reale, kjo është e rëndësishme. Nëpërmjet NFT-ve, ne mund të krijojmë objekte që janë 100% unike dhe kurrë nuk mund të kopjohen saktësisht ose të falsifikohen. Një blockchain gjithashtu mund të përfaqësojë pronësinë e sendeve fizike.
  3. Transferimi i vlerës: Një metaverse do të ketë nevojë për një rrugë për të transferuar vlerën në mënyrë të sigurtë që përdoruesit e besojnë. Monedhat në videolojëra me shumë lojtarë janë më pak të sigurta se kriptomonedhat në një blockchain. Nëse përdoruesit shpenzojnë sasi të mëdha kohe në metaverse dhe madje fitojnë para atje, ata do të kenë nevojë për një monedhë të besueshme.
  4. Qeverisja: Aftësia për të kontrolluar rregullat e ndërveprimit tuaj në metaverse duhet të jetë gjithashtu e rëndësishme për përdoruesit. Në jetën reale, ne mund të kemi të drejta votimi në kompani dhe të zgjedhim liderë dhe qeveri. Metaverse do t’i duhet gjithashtu një mënyrë për të zbatuar qeverisjen e drejtë, dhe blockchain është tashmë një mënyrë e provuar për këtë.
  5. Aksesueshmëria: Krijimi i një portofoli është i mundur për këdo në mbarë botën në blockchain publike. Ndryshe nga një llogari bankare, nuk keni nevojë të paguani para ose të jepni ndonjë detaj. Kjo e bën një nga mënyrat më të aksesueshme për të menaxhuar financat dhe një identitet digjital në internet.
  6. Ndërveprueshmëria: Teknologjia Blockchain po përmirëson vazhdimisht përputhshmërinë midis platformave të ndryshme. Projektet si Polkadot (DOT) dhe Avalanche (AVAX) lejojnë krijimin e blockchain të personalizuar që mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Një metaverse do të duhet të lidhë projekte të shumta, dhe teknologjia blockchain tashmë e ka një zgjidhje për këtë.

Si do të jetë puna në Metaverse?

Siç e përmendëm, metaverse do të kombinojë të gjitha aspektet e jetës në një vend. Ndërkohë që shumë njerëz tashmë punojnë nga shtëpia, në metaverse, ju do të jeni në gjendje të hyni në një zyrë 3D dhe të ndërveproni me avatarët e kolegëve tuaj. Puna juaj mund të jetë gjithashtu e lidhur me metaverse dhe t’ju ofrojë të ardhura të përdorshme drejtpërdrejt në metaverse. Në fakt, këto lloj pune tashmë ekzistojnë në një formë të ngjashme.

Modelet GameFi tani ofrojnë të ardhura të qëndrueshme për njerëzit në mbarë botën. Këto punë në internet janë prova të shkëlqyera për zbatimin e metaverse në të ardhmen, pasi ato tregojnë se njerëzit janë të gatshëm të kalojnë kohën e tyre duke jetuar dhe fituar në botët virtuale. Lojëra si Axie Infinity dhe Gods Unchained nuk kanë as botë 3D as avatarë. Megjithatë, ata mund të jenë pjesë e metaverses si një mënyrë për të fituar para tërësisht në botën online.

LEXO: Digital Tirana, platforma dedikuar startup-eve dhe nomadëve digjitalë në Tiranë

Shembuj të metaverse

Ndërkohë që ne nuk kemi ende një metaverse të vetme, të lidhur, ne kemi shumë platforma dhe projekte të ngjashme me metaverse. Zakonisht ato përfshijnë NFT dhe elementë të tjerë blockchain. Le të shohim tri shembuj:

SecondLive

SecondLive është një mjedis virtual 3D ku përdoruesit kontrollojnë avatarët për shoqërim, mësim dhe biznes. Projekti ka gjithashtu një treg NFT për shkëmbimin e artikujve të koleksionit. Në shtator 2020, SecondLive priti Festivalin e Harvest të Binance Smart Chain si pjesë e përvjetorit të tij të parë. Ekspozita virtuale shfaqi projekte të ndryshme në ekosistemin BSC për përdoruesit për të eksploruar dhe ndërvepruar.

SecondLive

Axie Infinity

Axie Infinity është një lojë që u ofron lojtarëve në vendet në zhvillim një mundësi për të fituar të ardhura të qëndrueshme. Duke blerë ose duke u dhuruar tri krijesa të njohura si Axies, një lojtar mund të fillojë të kultivojë tokenin Smooth Love Potion (SLP). Kur shitet në tregun e hapur, dikush mund të fitojë afërsisht 200 deri në 1000 dollarë (USD) në varësi të sasisë që luan dhe çmimit të tregut.

Ndonëse Axie Infinity nuk ofron një karakter ose avatar të vetëm 3D, ai u jep përdoruesve mundësinë për një punë të ngjashme me metaverse. Mund ta keni dëgjuar tashmë historinë e famshme të filipinasve që e përdorin si një alternativë punësimi me kohë të plotë ose mirëqenieje.

Axie Infinity

Decentraland

Decentraland është një botë digjitale në internet që kombinon elementet sociale me kriptovalutat, NFT-të dhe pasuritë e paluajtshme virtuale. Për më tepër, lojtarët marrin një rol aktiv në qeverisjen e platformës. Ashtu si lojërat e tjera blockchain, NFT-të përdoren për të përfaqësuar koleksionet kozmetike. Ato përdoren gjithashtu për parcela toke 16×16 metra, të cilat përdoruesit mund t’i blejnë në lojë me kriptomonedhën MANA. Kombinimi i të gjitha këtyre krijon një kripto-ekonomi komplekse.

Decentraland

Cila është e ardhmja e metaverse?

Facebook është një ndër lobuesit më të mëdhenj për krijimin e një metaverse të unifikuar. Kjo pjesërisht për shkak të projektit Diem stablecoin të Facebook. Mark Zuckerberg ka përmendur në mënyrë eksplicite planet e tij për të përdorur një projekt metaverse përpunën në distancë dhe për të përmirësuar mundësitë financiare për njerëzit në vendet në zhvillim. Pronësia e Facebook-ut mbi mediat sociale, komunikimin dhe platformat e kriptove i japin atij një fillim të mirë duke kombinuar të gjitha këto botë në një. Kompani të tjera të mëdha të teknologjisë po synojnë gjithashtu krijimin e një metaverse, duke përfshirë Microsoft, Apple dhe Google.

Kur bëhet fjalë për një metaverse me energji kripto, integrimi i mëtejshëm midis tregjeve NFT dhe universeve virtuale 3D duket të jetë hapi i rradhës. Zotëruesit e NFT tashmë mund t’i shesin mallrat e tyre nga burime të shumta në tregje si OpenSea dhe BakerySëap, por ende nuk ka një platformë popullore 3D për këtë. Gjithashtu, zhvilluesit e blockchain mund të zhvillojnë aplikacione të njohura të ngjashme me metaverse me më shumë përdorues organikë sesa një gjigant i madh teknologjik.

Ndonëse një metaverse i vetëm, i bashkuar ka të ngjarë të jetë shumë larg, ne tashmë mund të shohim zhvillime që çojnë në krijimin e tij. Duket të jetë një tjetër rast përdorimi i fantashkencës për teknologjinë blockchain dhe kriptovalutat. Nëse do të arrijmë ndonjëherë vërtet pikën e një metaverse është e pasigurt. Por ndërkohë, ne tashmë mund të përjetojmë projekte të ngjashme me metaverse dhe të vazhdojmë të integrojmë më shumë blockchain në jetën tonë të përditshme.

Binance.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #28 - Prill 2022

Si sipërmarrës e keni dëgjuar, madje e keni predikuar shprehjen: jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht ju bëheni më të fortë. Kësaj radhe po e përjetojmë siç nuk e kishim imagjinuar.

Ndërsa po synonim të dilnim nga kthetrat e pandemisë, një tjetër plagë goditi Europën. Sulmi rus ndaj Ukrainës, i pakonceptueshëm nga bota moderne, erdhi si një Tsunami në Europë dhe madje në të gjithë Botën. Lufta me armë shkatërruese, deri tek kërcënimi i përdorimit të armëve nukleare, po sjell një dëm të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe popullin e saj. Mijëra të vrarë dhe mbi 4 milionë të shpërngulur nga vendi, pavarësisht rezistencës së fortë dhe të paparashikuar të ukrain- asve.

Zhvillimet dinamike në më pak se një muaj, çuan në vendime të pamenduara më parë për dhjetëra kompani ndërkombëtare. Tregjet e lëndëve të para panë çmime të rritura me ritmet më të larta të 40 viteve të fundit, ndërsa sheshet në kryeqytetet botërore, përfshirë Tiranën, pritën protestat, fillimisht kundër luftës e më tej kundër rritjes së çmimeve. Më 8 Mars, Çmimi i Naftës kaloi nga 199 lekë/litër në 260-270 lekë për litër, ndërsa po gjatë marsit, çmimi i bukës masive kaloi nga 80 lekë në 100 dhë së fundi 120 lekë. Qeveria ngriti komitete për të …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0