Çfarë e detyroi Cameron Diaz të tërhiqej nga Hollywood - Business Magazine Albania

Çfarë e detyroi Cameron Diaz të tërhiqej nga Hollywood

Pse dikush do të dëshironte të tërhiqej nga Hollywood? Shumica e njerëzve e ëndërrojnë momentin kur shkelin aty. Ata duan yllin e tyre në Hollywood Walk Of Fame, ata duan të pozojnë në tapetin e kuq ndërsa fotografët bërtasin emrin e tyre, ata duan miliona ndjekës në mediat sociale – lista është e gjatë.

https://www.instagram.com/p/CB2nGwVAdmN/

Jo gjithçka që shkëlqen në Hollywood është ar. Ajo që njerëzit harrojnë është se Hollywood është një univers më vete që vjen me traditat dhe rregullat e veta. Një nga traditat më të kritikuara duket se është akti i largimit të një aktoreje pasi ka arritur një moshë të caktuar. Aktorja e famshme Cameron Diaz në vitin 2018-të hoqi dorë përfundimisht nga aktrimi. Diaz që ka luajtur në disa nga filmat më të njohur si “Charlies’s Angel”, “The mask”, “There’s Something about Mary” apo “Shrek”, ka treguar se ka pasur një arsye të fortë që e shtyu të tërhiqej nga kinematografia.

https://www.instagram.com/p/BPz17togWLI/

“Është diçka e çuditshme për t’u thënë, shumë njerëz nuk kanë për ta kuptuar, e di që ti do e kuptosh, por ishte aq e lodhshme të punoje në ato nivele dhe të ishe dikush që gjithçka e ndan me publikun. Shpenzoja shumë energji, jo vetëm për punën si aktore, por edhe për të gjithë daljet publike, intervistat, gjithçka më merrte gjithë energjinë që kisha”.

https://www.instagram.com/p/BNg2kRVgy-N/

Ajo ka shtuar se pasi mori vendimi për t’u tërhequr përfundimisht u ndje në paqe me shpirtin e saj dhe se më fund do të kishte mundësinë të kujdesej për veten. “Kisha punuar shumë me filmat, për një kohë shumë të gjatë, nuk kam pasur hapësirë fare për jetën time personale”, ka thënë Diaz.

Ndërkohë tani ajo është e fokusuar në industrinë e shëndetit dhe mirëqenies dhe sapo ka nxjerrë brand-in e saj të verës “Avaline”.

GOALCAST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0