Ja programet që mund të shohësh tani në YouTube-in Shqiptar! - Business Magazine Albania

Ja programet që mund të shohësh tani në YouTube-in Shqiptar!

YouTube

Neada Muçaj

Pranoje. Ti shikon shumë pak televizor (ndoshta nuk sheh fare). Kjo, jo vetëm sepse programacioni në TV është i tej-mbushur me politikë, por dhe sepse YouTube është kthyer në median më të madhe globale, ku ngarkohen çdo minutë 300 orë video. Po në YouTube-in shqiptarë çfarë mund të shohim?

Këto janë disa programe dhe vlogs shqiptare që unë ju sugjeroj të ndiqni:

ThinkBig

Cdo ditë na duhet frymëzim për të vazhduar përpara. Sezoni i dytë i ThinkBIG, këtë herë rikthehet me më shumë energji dhe me histori suksesi që kanë për të ndikuar te çdokush që do t’i shohë.

Në edicionin e tij të dytë do të gjeni biseda me CEO/Drejtues, lidhur me faktin se si kompanitë e tyre u përballën me krizën që solli pandemia. Cilat ishin mënyrat / taktikat që përdoren për ta kapërcyer atë? Si e shohin të bërit biznes në këto kohë?

Ky emision do të të ngacmojë të dalësh nga zona jote e komfortit, të kuptosh se disa gjëra nuk janë dhe aq të vështira sa duken e të mendosh përtej të zakonshmes.

LiveMe

LiveME eshtë një format risi dhe i veçantë për audiencën shqiptare. Ai sjell një frymë ndryshe nga ç’keni parë dhe synon të jetë një burim mësimi dhe frymëzimi për të gjithë me shembujt që do promovojë. Kristi Kumria rikthehet në sezonin e dytë me personazhe të rinj që kanë shumë për të treguar për arritjet dhe pasionet e tyre.

Nuk është karantinë

“Nuk është karantinë” është emisioni i drejtuar nga Eni Shehu që synon të rrëmbejë çdo javë shikuesit në aktivitete dhe destinacione të ndryshme, për një jetë sa më të shëndetshme dhe aspak të mërzitshme.

Natyra e këtij emisioni është e veçantë sepse promovon njerëz fit (të shëndetshëm) fizikisht por dhe mendërisht. Të gjitha episodet i gjeni në YouTube.

Bruna&Marinela Vlogs

Të kesh vlogun tënd në YouTube nuk do të thotë të jesh profesionist i fushës apo të blesh paisje të kushtueshme. Bruna dhe Marinela, janë dy shoqe me profesion infermiere të cilat vetëm më një telefon krijonë video për kanalin e tyre në YouTube. Aty ato ndajnë përditshmërinë e tyre në Gjermani dhe Shqipëri. Prej një viti, Bruna&Marinela Vlogs kanë arritur 2.63 mijë ndjekës, me të cilët shpërndajnë përmbajtje argëtuese.

MësoFalas

YouTube është një platformë e mirë dhe për edukim. Një nga kanalet më të mira edukuese shqip që mund të ndiqni është MësoFalas, një platformë online falas.

Mësoni përmes tutorialeve aftësi që do t’ju duhen në punë apo në jetën personale. Tips & Tricks, video të shkurtra dhe shumë kreative, duke nisur nga këshilla të mira për përdorimin e kompjuterit që të bëhet miku ynë, shkrimi i një teme diplome, shkarkimi falas i shumë përmbajtjeve me pagesë, etj. Mësoni si të negocioni pagën, si të fitoni një vend pune, si të shtoni motivimin tuaj, si të jeni më kreativ… Këtu do të gjeni gjithçka.

Dritare TV – YouTube

Dritare.net nisi si një media online me portalin e pavarur të lajmeve e sot ka hapur një “dritare” në YouTube. Dritare Tv është televizioni i parë online që do të gjeni në YouTube. Nuk mund të veçojmë një program të caktuar, sepse aty mund të gjeni edicionin e lajmeve, intervista me personazhe të njohur e të panjohur, zhvillime politike dhe lifestyle dhe rikthimin e emisionit me aktualitet politik shqip, nga Rudina Xhunga. Një hapësirë mediatike që promovon të rinjtë dhe ia vlen që t’i ndjekësh për t’u informuar.

Aladini

Si blen sot një introvert?

E gjete, Online. Për këtë ka menduar Aladini.

Aladini nuk është vetëm dyqani online më i madh në Shqipëri, por dhe një kanal në YouTube që ju hyn në punë për të testuara produkte. Video të shkurtra e të gjata, shpjeguese dhe argëtuese për cdo produkt që keni në plan të bleni. Ku mund ta gjej? Si përdoret? Cfarë çmimi ka? A ia vlen? Këtyre pyetjeve u përgjigjet Aladini, duke i testuar me zë e me figurë. Duhet t’i bëni subscribe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0