Çfarë duhet të bëni për të krijuar një produkt të ri? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të bëni për të krijuar një produkt të ri?


Bota e biznesit pëson çdo ditë ndryshime. Kjo ndodh për shkak të kërkesave të klientëve dhe kompania juaj kërkon të jetë pranë këtyre klientëve. Kjo ndodh duke parë kërkesat e tyre dhe duke i ballafaquar ato me mundësitë e kompanisë. Por, të krijosh sot një  produkt duhet të  kalosh në  disa faza:

Gjenerimi i idesë:

Proçesi fillon me gjenerimin e idesë.  Në bazë të kërkesave që ka tregu kupton se ka ardhur koha për një produkt të ri ose edhe një ekzistues që duhet ndryshuar. Shumë ide për produktin e ri vijnë nga burimet e brendshme. Kompanitë zhvillojnë kërkim dhe zhvillim formal, zgjedhin trurin e punonjësve të tyre dhe shqyrtojnë atë në mbledhjet e drejtuesve.

Burimet e Jashtme: Ide të tjera vijnë nga burime të jashtme. Duke zhvilluar anketime dhe fokus grupe dhe duke analizuar pyetjet dhe ankesat e klientit, kompanitë mund të gjenerojnë ide për produktin e ri, të cilat do të përmbushin nevoja specifike të konsumatorit.

Kompanitë gjurmojnë ofertat e konkurrentëve dhe inspektojnë produktet e reja, duke i çmontuar ata, për të analizuar përbërjen dhe performancën e tyre dhe duke vendosur të hedhin në treg një produkt të ngjashëm ose të përmirësuar. Shpërndarësit dhe furnitorët janë pranë tregut dhe mund t’u japin informacion rreth problemeve të konsumatorit dhe mundësive të produktit të ri.

Lexo: 11 sekrete që ekspertët e marketingut nuk duan që ju t’i dini

Ekzaminimi i idesë:

Proçesi vazhdon me ekzaminimin e idesë që  redukton numrin e ideve, bazuar në vetë kriteret e kompanisë. Pasi ke nxjerrë disa ide, i përzgjedh ato në bazë të  kritereve që vetë kompania juaj përmbush.

Zhvillimi i konceptit të produktit:

Idetë që kalojnë fazën e ekzaminimit vazhdojnë  përmes zhvillimit të  konceptit të  produktit. Kështu, formulohet një version i detajuar i idesë për produktin e ri në terma të kuptueshëm për konsumatorin. Në këtë etapë ideja formulohet e qartë për konsumatorin.

Testimi i koncepteve:

Në fazën pasuese të testimit të koncepteve, konceptet për produktin e ri testohen me një grup konsumatorësh të caktuar (përfaqësues të targetgrupit të  konsumatorëve) për të përcaktuar nëse konceptet kanë joshje të fortë për konsumatorin. Kjo ndodh përpara se produkti të lançohet tek konsumatori. Një  grup përfaqësues e provon produktin dhe jep përgjigjen sesi do të  jetë  ky produkt tek konsumatori.

Zhvillimi i strategjisë së marketingut: Konceptet e fuqishme përpunohen në zhvillimin e strategjisë së marketingut, në të cilën krijohet një strategji fillestare marketingu për produktin e ri.

Analiza e biznesit:

Në stadin e analizës së biznesit shqyrtohen shitjet, kostot dhe parashikimi i fitimit për një produkt të ri, për të parë nëse produkti i ri do të plotësojë objektivat e kompanisë.

Me rezultatet pozitive në këtë fazë, idetë bëhen më konkrete nëpërmjet krijimit të produktit dhe marketingut testues dhe më në fund, lançohen gjatë komercializimit të produktit.

Amantia Kullolli

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0