Gjenerimi i idesë:
Proçesi fillon me gjenerimin e idesë. Në bazë të kërkesave që ka tregu kupton se ka ardhur koha për një produkt të ri ose edhe një ekzistues që duhet ndryshuar. Shumë ide për produktin e ri vijnë nga burimet e brendshme. Kompanitë zhvillojnë kërkim dhe zhvillim formal, zgjedhin trurin e punonjësve të tyre dhe shqyrtojnë atë në mbledhjet e drejtuesve.
Burimet e Jashtme: Ide të tjera vijnë nga burime të jashtme. Duke zhvilluar anketime dhe fokus grupe dhe duke analizuar pyetjet dhe ankesat e klientit, kompanitë mund të gjenerojnë ide për produktin e ri, të cilat do të përmbushin nevoja specifike të konsumatorit.
Kompanitë gjurmojnë ofertat e konkurrentëve dhe inspektojnë produktet e reja, duke i çmontuar ata, për të analizuar përbërjen dhe performancën e tyre dhe duke vendosur të hedhin në treg një produkt të ngjashëm ose të përmirësuar. Shpërndarësit dhe furnitorët janë pranë tregut dhe mund t’u japin informacion rreth problemeve të konsumatorit dhe mundësive të produktit të ri.
Lexo: 11 sekrete që ekspertët e marketingut nuk duan që ju t’i dini
Ekzaminimi i idesë:
Proçesi vazhdon me ekzaminimin e idesë që redukton numrin e ideve, bazuar në vetë kriteret e kompanisë. Pasi ke nxjerrë disa ide, i përzgjedh ato në bazë të kritereve që vetë kompania juaj përmbush.
Zhvillimi i konceptit të produktit:
Idetë që kalojnë fazën e ekzaminimit vazhdojnë përmes zhvillimit të konceptit të produktit. Kështu, formulohet një version i detajuar i idesë për produktin e ri në terma të kuptueshëm për konsumatorin. Në këtë etapë ideja formulohet e qartë për konsumatorin.
Testimi i koncepteve:
Në fazën pasuese të testimit të koncepteve, konceptet për produktin e ri testohen me një grup konsumatorësh të caktuar (përfaqësues të targetgrupit të konsumatorëve) për të përcaktuar nëse konceptet kanë joshje të fortë për konsumatorin. Kjo ndodh përpara se produkti të lançohet tek konsumatori. Një grup përfaqësues e provon produktin dhe jep përgjigjen sesi do të jetë ky produkt tek konsumatori.
Zhvillimi i strategjisë së marketingut: Konceptet e fuqishme përpunohen në zhvillimin e strategjisë së marketingut, në të cilën krijohet një strategji fillestare marketingu për produktin e ri.
Analiza e biznesit:
Në stadin e analizës së biznesit shqyrtohen shitjet, kostot dhe parashikimi i fitimit për një produkt të ri, për të parë nëse produkti i ri do të plotësojë objektivat e kompanisë.
Me rezultatet pozitive në këtë fazë, idetë bëhen më konkrete nëpërmjet krijimit të produktit dhe marketingut testues dhe më në fund, lançohen gjatë komercializimit të produktit.
Amantia Kullolli
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.