Çfarë duhet realisht për të ndërtuar një biznes të suksesshëm? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet realisht për të ndërtuar një biznes të suksesshëm?

Çfarë duhet realisht për të ndërtuar një biznes të suksesshëm?

Kur themeluesit arrijnë sukses, shpesh quhen “gjeni biznesi” ose “të destinuar për madhështi”. Por drejtuesit e MIT Sloan School of Management argumentojnë të kundërtën: sipërmarrësit nuk lindin, ata formohen.

Bill Aulet, sipërmarrës dhe profesor në MIT, shpjegon: “Sipërmarrja nuk është as shkencë e pastër, as art. Është teori dhe praktikë. Ti je gjithmonë duke bërë diçka të re, prandaj duhet mësuar si zanat, përmes modelit të mjeshtërisë, ku zbaton parime bazë dhe mëson nga ekspertët rreth teje.” Pikërisht për këtë arsye MIT e trajton sipërmarrjen si një aftësi të mësueshme, të hapur për njerëz nga çdo profil, jo vetëm për inxhinierë apo biznesmenë të lindur.

Nga kjo filozofi lindi programi Disciplined Entrepreneurship (Sipërmarrja e Disiplinuar) — një kornizë me 24 hapa për ndërtimin e bizneseve inovative. Aulet e krijoi këtë model pasi kuptoi një gjë të thjeshtë, por thelbësore: sipërmarrja bëhet më e lehtë me praktikë të strukturuar.

Rezultatet?
Në një periudhë 10-vjeçare, 61% e startupeve të krijuara përmes akseleratorit delta v të MIT janë ende aktive ose janë blerë nga kompani të tjera. Së bashku, këto kompani kanë mbledhur mbi 1 miliard dollarë investime.

1) Startupet e suksesshme nuk përpiqen të pushtojnë gjithçka menjëherë

Hapi i parë i modelit të Aulet është segmentimi i tregut, të kuptosh saktësisht cilit klient i shërben. Shumë themelues duan të targetojnë “të gjithë botën” nga frika se mos humbasin klientë. Por Aulet sugjeron të kundërtën: gjej një “beachhead market”, një treg fillestar i vogël, i qartë dhe i fokusuar, dhe pastaj zgjerohu gradualisht.

Shembulli klasik: Jeff Bezos dhe Amazon. Ai nuk nisi duke shitur gjithçka. Filloi vetëm me libra. Jo sepse librat ishin tregu më fitimprurës, por sepse ishin treg i lehtë për t’u fituar. Mësimi për Shqipërinë dhe Ballkanin?  Mos ndërto “super-app” pa provuar fillimisht një problem shumë specifik.

Lexo edhe:2 përbërësit që fuqizojnë vlerat ushqyese të çdo ushqimi

2) Ylli yt polar është klienti, jo produkti

Një biznes pa klientë që paguajnë nuk ekziston, pavarësisht sa brilant është produkti. Aulet paralajmëron për “efektin IKEA”: ne priremi të dashurohemi me atë që kemi ndërtuar dhe humbasim objektivitetin.

Prandaj themeluesit duhet të:

  • Qëndrojnë sa më gjatë në fazen e kërkimit (inquiry mode)
  • Testojnë shumë versione të produktit
  • Dëgjojnë klientët realë
  • Mos lidhen emocionalisht me një ide që tregu nuk e do

Në thelb: dashuro problemin, jo produktin.

3) Sipërmarrja është për këdo

Parimet bazë janë universale:

  1. Përcakto klientin
  2. Kupto problemin
  3. Gjej si do ta shpërndash produktin
  4. Ndërto diçka shumë të mirë
  5. Shkallëzoje me ambicie

4) Çdo gjë është e mundur, por kërkon strukturë

Çdo vit, Catalyst dërgon drejtues startupesh në MIT për programin EDP. Rezultati?

  • 2 deri në 6 herë më shumë të ardhura brenda dy viteve
  • 2 deri në 6 herë më shumë vende pune

Por përtej numrave, ndryshimi më i madh është mentaliteti. Kur sheh njerëz që kanë ndërtuar kompani miliardëshe, fillon të mendosh: 👉“Pse jo unë?”

5) Duhet të dish pse ekziston biznesi yt

Sipas Bennington, kompanitë që zgjasin në kohë kanë një mision të qartë. Aulet e thotë hapur: “Nëse po e nis një biznes vetëm për para, nuk do të zgjasë. Duhet të jesh obsesiv për problemin që po zgjidh, jo thjesht i pasionuar.” Dhe kjo përputhet me vizionin e MIT:

  • 89% e startupeve të MIT lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (SDGs).
  • Kompanitë e themeluara nga alumni i MIT kanë krijuar miliona vende pune në botë.

Në fund, Aulet bën një pyetje provokuese: “Nëse do të duhet të vë bast se nga do të vijnë zgjidhjet e botës, nga qeveritë, korporatat apo investitorët? Unë vë bast te sipërmarrësit.”

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0