Çfarë do të ndodhë në lidhje me përdorimin e dokumentacionit tatimor ekzistues? Tatimet japin sqarimin - Business Magazine Albania

Çfarë do të ndodhë në lidhje me përdorimin e dokumentacionit tatimor ekzistues? Tatimet japin sqarimin

dokumentacionit tatimor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31.08.2021.

Tërheqja e këtij dokumentacioni nga tatimpaguesit, pranë Drejtorive Rajonale, ku ata janë të regjistruar, do të mund të kryhet deri në datën 15.08.2021.

Të gjithë tatimpaguesit, që kryejnë transaksione shitjeje pa para në dorë kundrejt tatimpaguesve të tjerë dhe nuk e kanë përshtatur (krijuar) ende infrastrukturën e nevojshme për procesin e Fiskalizimit, duhet të kryejnë menjëherë procedurat e duhura, pasi me hyrjen në fuqi të fazës së dytë të Fiskalizimit, prej datës 1 korrik 2021, kanë detyrimin ligjor për t’i fiskalizuar këto transaksione.

Këta tatimpagues do të do të vijojnë të përdorin dokumentacion tatimor të shpërndarë nga DRT e juridiksionit dhe do të asistohen nga punonjësit e administratës tatimore në vend-ushtrimin e aktivitetit, me qëllim plotësimin e detyrimeve ligjore përgjatë periudhës të parashikuar nga Akti Normativ Nr.27, datë 01.07.2021 “Për një shtesë në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët rezultojnë me zbatim efektiv të procesit të fisklizimit do të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizura, por nëse do të kenë probleme teknike të parashikuar nga Udhëzimi Nr. 16, datë 3.4. 2020 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, do të pajisen me dokumentacion tatimor në DRT e juridiksionit.

Gjithashtu për efekt të njohjes së shpenzimeve, faturat tatimore të lëshuara në zbatim të Ligjit Nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, si dhe Ligjit Nr.92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, do të vijojnë të njihen për rastet kur zbatimi i procesit i fiskalizimit nuk është zbatuar për shkaqe të pavaruara nga tatimpaguesit.

Për çdo paqartësi, pyetje apo informacion të nevojshëm ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT si dhe mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002.

Lexoni: Administrata Tatimore – Tatimpaguesit të aplikojnë për Certifikatën Elektronike për Fiskalizimin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0