Çfarë do të ndodhë me Fasoneritë në Shqipëri?

Çfarë do të ndodhë me Fasoneritë në Shqipëri?


Fasoneritë përbëjnë rrezik për jetën e punonjësve në kohën e koronavirusit. Për këtë arsye, kryetari i Shoqatës së Fasoneve, Gjergji Gjika kërkon që të merren masa të jashtëzakonshme sepse sipas tij, edhe situata është e jashtëzakonshme.

Në një intervistë telefonike për emisionin “7 pa 5”, ai tha se këtë të mërkurë do të ketë edhe një mbledhje të të gjithë drejtuesve të fasonerive, për të dalë me një vendim.

Lexo: OBSH: Koronavirus një pandemi globale

Gjergji Gjika pranoi se pjesa më e madhe e fasonerive punojnë me staf shumë të reduktuar, sepse shumica e punonjësve janë detyruar të largohen duke qenë se kanë fëmijët në shtëpi. Intervistën e plotë e ndiqni më poshtë:

Edhe Shqipëria është përfshirë tashmë në valën e frikës dhe të panikut prej situatës së koronavirusit. Çfarë po ndodh me fasoneritë, punojnë ditën e sotme?

Në fakt, është reduktuar shumë edhe numri i punonjësve. Kjo varet edhe nga informacioni që kanë marrë, varet edhe nga ajo se çfarë ndodh rreth e rrotull. Sepse falë edhe gazetarëve, informacioni është në kohë reale dhe si rrjedhim, të gjithë njerëzit janë sot koshientë për atë rrezik shumë të madh, i cili nuk është vetëm shqiptar, por është i importuar.

Për fatin tonë të keq, Italinë e kemi shtet fqinj dhe mbi 80% e eksporteve tona kanë destinacion Italinë. Kështu që 76 mijë punonjësit që punojnë në 761 ndërmarrje të fasonit në Shqipëri kanë lidhje direkte ose indirekte me vendet më të prekura me koronavirus. Them edhe më të prekura sepse dy janë vendet më të prekura, është Kina dhe Italia. Të mos harrojmë që Kina është prodhuesi kryesor në botë i tekstileve nga marrin lëndën e parë edhe furnitorët kryesorë Italianë. Këtij problemi shumë të madh i shtohet edhe trajtimi i kësaj sëmundjeje që ka ardhur në Shqipëri dhe puna në grup, duke qenë se janë ndaluar edhe me vendim qeverie grumbullimet, detyrimisht që do të ketë efektin e vet.

Pastaj vendimi që u mbyllën kopshtet, çerdhet, shkollat, bën që nënat që kanë fëmijë, duan apo nuk duan, një pjesë e mirë e tyre do të rrinë në shtëpi sepse nuk ka kush i mban. Nga ana tjetër kemi datat e dorëzimit të produktit të gatshëm, të cilat duhet të zbatohen. Është një problem kompleks, shumë i vështirë për t’u zgjidhur dhe mbi të gjitha të mos harrojmë, është jeta e njerëzve në dorë.

76 mijë njerëz të cilët ju thoni janë në sistemin e fasonerisë ku punojnë, janë sot në punë apo jo?

Një pjesë e mirë jo.

Çfarë do të thotë një pjesë e mirë, nga 76 mijë sa është një pjesë e mirë?

Nga informacionet që kam unë nga rrethet, ka mungesa shumë mbi normalen. Nuk mund t’i them me shifra sepse kjo kërkon një analizë statistikore. Ne kemi ndërmarrje që nga Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora dhe në Shkodër që janë mbi 50% të ndërmarrjeve me kapacitet nën normalen.

Pse nuk është marrë vendim për mbylljen në këtë kohë që flitet kaq shumë dhe çdo gjë është pezulluar për momentin, pavarësisht se ka dëme të mëdha në ekonomi?

Keni shumë të drejtë, ne sot kemi një mbledhje të zgjeruar të Kryesisë. Është hera e parë që bëjmë një mbledhje urgjente. E kishim planifikuar për dje pasdite, por për arsye teknike, të transportit sepse do të vijnë nga të gjitha rrethet, do ta kryejmë sot në drekë. Ne kemi një mbledhje të jashtëzakonshme, për të dalë me një vendim dhe do ta bëjmë publik sapo mbledhja të mbarojë pasi ju thashë që jeta e njerëzve është mbi gjithçka.

Lexo: Shkon në 15 numri i të prekurve nga coronavirus në Shqipëri

Pra pritet që vendimi i sotëm të jetë për një pezullim të punës?

Nuk mund të prononcoj mendimet e mija personale sepse ne do të marrim një vendim kolegjial. Por për mua, kjo situatë e jashtëzakonshme që po kalon vendi, do masa të jashtëzakonshme. Qeveria shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e veta, kostot financiare për këtë situatë të jashtëzakonshme.

Burimi: Vizion Plus

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0