Çfarë do të bëhesh kur të rritesh ? - Business Magazine Albania

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh ?


Pyetja  “ Çfarë do të bëhesh kur të rritesh” është më e njohura  për fëmijët pas pyetjes “Kë do më shumë mamin apo babin? “.Të gjithë fëmijët ëndërrojnë të kenë profesione nga më të shumëllojshmet dhe përgjigjet e tyrë shpeshherë janë të çuditshme. Disa fëmijë e kanë të lehtë të përgjigjen, disa të tjerë  pasi mendohen mund të të thonë më shumë se 3 profesione njëherësh. Përgjigjet e fëmijëve priten me interes nga prindërit, pasi ata kuptojnë më shumë nga natyra e tyre. Të gjitha gjeneratat e fëmijëve kanë disa përgjigje të përbashkta dhe ato shërbejnë për të kuptuar më mirë normat  dhe kulturën e një shoqërie.  Fëmijët  ndryshojnë nga një periudhë në tjetrën. Kjo tregon për një zhvillim të vrullshëm të stilit tonë  të jetesës.

Një raport nga “The Fatherly Imagination” i cili është një blog dedikuar prindërve meshkuj analizon përgjigjet e 500 fëmijëve.

Profesioni i preferuar.

Kjo gjeneratë e fëmijëve është shumë altruiste . Ata kanë përzgjedhur profesione që i shërbejnë komunitetit si: doktorë, zjarrfikës, veterinerë apo mësues. Megjithëse media reklamon  shumë jetën e të famshëmve , ata nuk preferojnë të bëhen artistë apo këngëtarë.

 

Femije 3

 

Profesionet sipas gjinive të fëmijëve.

Nuk është surprizë që shumica e djemve kanë zgjedhur  të bëhen sportistë në të ardhmen. Media e sotme promovon së shumti yjet e sportit si Mesi apo Ronaldo.  Vajzat deklarojnë se duan të bëhen mjeke. Ky është një trend i ri, duke parë që në të shkuarën shuma vajza donin të bëheshin princesha.

 

femije 6

 

Profesionet sipas moshës.

Fëmijët nuk janë shumë të vendosur për përgjigjen e tyre, ashtu siç bëjnë akoma shumë të rinj. Duke u rritur, dëshirat e tyre ndryshojnë dhe kjo është krejt e natyrshme. Informacioni për botën që i rrethon është më i madh dhe mendja e tyre piqet më tepër  për të përdorur arsyen.

 

 

Femije 4

 

/Forbes/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0