Çfarë bën një shef i mirë për punonjësit gjatë periudhës së festave?

Çfarë bën një shef i mirë për punonjësit gjatë periudhës së festave?


Jemi në muajin e fundit të vitit dhe punonjësit kanë plot dëshira në listat e tyre: Disa duan orë relaksi, të tjerë dhurata, e ata më të çmendurit duan vetëm party. Po çfarë duhet bërë për të qenë një shef i mirë gjatë festave?

Në një vëzhgim të bërë në “Kompanitë më të mira për vitin 2017”, arritëm të merrnim disa përgjigje:

Lexoni: Google shpallet vendi më i mirë i punës për vitin 2017

1. Më pak orë pune, më shumë kohë me familjen.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve të anketimit thanë se e njihnin vlerën e familjes dhe ju dhanë më shumë kohë punonjësve për të pushuar me të dashurit e tyre.

Button, një platformë në New York City për tregti mobile, tha se u jep punonjësve një ndihmë prej 1000 dollarësh për pushime për familjet (500$ për individë), dhe i inkurajon ata që t’i përdorin këto fonde gjatë festave të fundvitit.

“Një nga parimet tona kryesore thotë se familja është P0, duke qenë prioriteti numër një i jetës së punonjësit tanë,” tha Button.

2. Festoni me kolegët.

Kompani të ndryshme thanë se kanë organizuar darka festive apo party gjatë pushimeve të dimrit për të falenderuar stafin e tyre.

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi rritur, ne vazhdojmë të organizojmë party për Krishtlindjet për t’i bashkuar punonjësit,” tha Rich Smith, zëvendës presidenti i Atlas MedStaff.

Diablo Media, që operon një rrjet për marketingun, thotë se i merr punonjësit në një ekskursion një ditor që përfshin ushqim, bar të hapur dhe transportin për në shtëpi për ata që planifikojnë të pijnë. Ditën tjetër kompania shkon për ski, ose ofron një ditë pushimi për ata që nuk dua të rrezikojnë.

3. Shpërbleje veten duke realizuar një objektiv personal.

Acceleration Partners është një kompani që ofon shërbimin e marketingut digjital e cila i ndihmon anëtarët e ekipit të arrijnë një qëllim personal.

Një punonjës, për shembull tha se ai kishte dëshirë të mbante leksione në universitet. Themeluesi Robert Glazer arriti t’ja siguronte këtë mundësi në Institutin e Teknologjisë Massachusetts.

Dikush tjetër dëshironte të mësonte të luante në kitarë dhe kompani i ofroi një kurs.

“Këto kërkesa nga punonjësit janë një mënyrë e mirë për t’i motivuar ata dhe për të balancuar qëllimet dhe ambicjet e tyre në jetë,” tha Glazer.

4. Stili që punonjësit duhet të përdorin në të vërtetë.

Button punon me një ekip të brendshëm për të ideuar dhe krijuar një dhuratë që është unike për biznesin.

Vitin e kaluar, punonjësit morën kufje që bllokojnë zhurmën.
5, një kompani energjetike në Teksas, ofron dhurata me markën e kompanisë, si verë, kapuçë dhe këmisha Polo.

“Dhënia dhe marrja e dhuratave është gjëja më e bukur”, tha Mobile Solutions.

“Të shpërblehesh për një punë të vështirë nga një kompani që i trajton punonjësit e saj si familje është vetëm një mënyrë tjetër me anë të së cilës jemi në gjendje të investojmë te njëri-tjetri”.

5. Dekorim i zyrës për t’a bërë atmosferën më festive.

Study.com, një kompani e edukimit online në Kaliforni, e inkurajon të dekorojnë një bredh të lartë Krishtlindjesh në zyrë. Kompania thotë se ka gjithmonë “një entuziasëm fëminor” në zyrë gjatë festave.

Buzz Franchise Brands, kompani e që krijon brande fanchising, themeloi Komitetin e Kontrollit të Shëndetit që rekruton punonjësit të ndihmojnë me dekorimin.

6. Filantropia për të dhuruar… jo vetëm në periudhë festash.

Buzz Franchise Brands, 5, dhe Azzur Labs, të gjithë u japin punonjësve mundësi për të mbështetur bamirësitë lokale dhe fondacionet gjatë pushimeve.

Treeline, një kompani rekrutimi në Wakefield, Massachusetts, gjithashtu punon me një shoqatë bamirësie lokale që dhuron për familjet në nevojë.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0