Çfarë bën ndryshe Finlanda që është vendi më i lumtur në botë?

Çfarë bën ndryshe Finlanda që është vendi më i lumtur në botë?


Edhe për vitin 2019, Finlanda mbetet vendi me i lumtur në Tokë.

Në raportin e Lumturisë së Botës nga Kombet e Bashkuara renditen 156 vende sipas nivelit të lumturisë, duke analizuar faktorë si jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe korrupsioni. Renditja pasohet me vendet fqinje, Norvegji, Danimarkë dhe Islandë.

Pse janë finlandezët kaq të lumtur? Nga moti, sigurisht që jo! Në nivel shoqëror, suksesi i Finlandës mund t’i atribuohet sigurisë sociale, kulturës së besimit, edukimit me nivel të lartë dhe përkushtim ndaj pabarazisë gjinore. Në nivel personal, shumë vendas e konsiderojnë lidhjen e tyre me natyrën si një burim të rëndësishëm lumturie.

Lexoni: Finlanda, vendi i parë në botë që do të ndryshojë sistemin arsimor

Para 150 viteve 10% e popullsisë së Finlandës u zhduk për shkak të urisë. Në vitin 1918, një vit pasi Finlanda fitoi pavarësinë vendi kaloi në një luftë civile të ashpër. Kur Finlanda doli nga Lufta e Dytë Botërore në vitin 1945, ishte një nga kombet më të vafëra në Europë. Lumturia dhe mirëqënia e tyre është ngritur nga rrënojat.

Lumturia e Finlandës është nxitur nga një numër politikash për ndihmën sociale, besimin reciprok, lirinë dhe barazinë. Në vitet e fundit, Finlanda është vlerësuar si vendi më i qëndrueshëm, më i lirë dhe më i sigurt nga shumë organe ndërkombëtare.

Në Finlandë aplikohet taksa progresive dhe rishpërndarja e pasurisë, e cila mundëson shëndetësi falas, edukimi cilësor falas për të gjithë dhe leje lindje për meshkujt. Një balancë e shëndetshme mes jetës dhe punës siguron që njerëzit të kenë mundësinë të ndjekin interesat e tyre personale dhe të ushqejnë kreativitetin ndërkohë që shijojnë ajrin më të pastër dhe natyrën më të pacënuar të botës.

Lexoni: 31 vendet më të sigurta në botë

Sipas Transparencës Ndërkombëtare, Finlanda është një nga vendet me më pak korrupsion në botë. Mbi 80% e popullsisë i beson policisë, sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor në vend.

Paraja nuk sjell lumturi, por rritja ekonomike luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një qëndrueshmërie në shoqëri në Finlandë. Finlanda nuk është vendi më i pasur në botë, por ka qenë e aftë të përballojë krizat globale në ekonomi. Politikat e shpejta në ekonomi dhe inovacioni në vend kanë luajtur një rol të madh në këtë aftësi.

Raporti i Lumturisë për vitin 2018, ka matur gjithashtu lumturinë e emigrantëve dhe Finlanda kryesonte dhe në këtë kategori. Shoqëritë e lumtura janë më të gatshme për të pranuar dhe integruar emigrantët.

/News18

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0