Në fjalimin e tij, Luan Bregasi theksoi arritjen për krijimin e ligjit të Zejtarisë. “Kjo dhomë e ka nisur aktivitetin në shërbim të sipërmarrësve dhe komunitetit të zejtarëve. Misioni i saj është të ndihmojë zejtarët dhe të japë praktika profesionale, që nesër të kemi në treg profesionistë të vërtëtë.”
Ministrja e Financave Anila Denaj theksoi rëndësinë e kualifikimit të fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës. Ministrja theksoi se, gërshetimi i teorisë me praktikën është tepër i rëndësishëm për arsimin profesional. “Arsimimi dual, me 50 % kohë në trajnim dhe 50% kohë në punë, është një edukatë gjermane, të cilën mund ta adoptojmë në kushtet shqiptare aty ku është e nevojshme.
Lexo: Nxitja e zhvillimit të zejtarisë, drejt krijimit Dhoma Kombëtare e Zejtarisë
Dhoma Kombëtar e Zejtarisë çertifikoi me titullin Mjeshtër nga Dhoma e Zejtarisë i disa prej figurave jo pak të njohura të artit, sipërmarrjes dhe zejtarisë.
U nderuan me titullin Mjeshtër:
- Tereze Gega- Mjeshtre në sektorin e artizanatit
- Gëzim Hidri – Mjeshtër në përpunimin e gurit
- Marjana Kroi – Mjeshtre në fushën e estetikës
- Vasillaq Kolevica – Mjeshtër në fushën e qeramikës
- Reshat Taku – Mjeshtër në kulinari
- Neritan Rustemi – Mjeshtër në pastiçeri
- Adelina Theodhori – Mjeshtre në artizanat
- Florenca Reci – Mjeshtre në artizanat
- Meliha Zyberi – Mjeshtre në artizanat
- Avni Nela – Mjeshtër i milellit dhe i bukës
- Anida Morina – Mjeshtre në ndërthurjen e modernes me tradicionalen
- Erti Byturku – Mjeshtër berber
- Rifat Toska – Mjeshtër i përpunimit të drurit
Në bashkëpunim me Dhomën e Zejtarisë Koblenz Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Shqipëri synon:
- Zbatimin e plotë të ligjit shqiptar për Zejtarinë;
- Ndërtimin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë dhe strukturave të saj;
- Krijimin e regjistrit të nërmarrjeve zejtare dhe mjeshtrave;
- Organizimin dhe kordinimin e trajnimeve të zejeve;
- Arsimimin dhe trajnimin e zejtarëve dhe praktikantëve;
- Krijimin e ofertave të shërbimit për kompanitë anëtare;
- Konceptimin e performacës publike të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë;
- Ne ndjekim zejtarët në rrugën e tyre drejt suksesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
