Certifikata e rezidencës tatimore, tashmë online » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 16/05/2019

Certifikata e rezidencës tatimore, tashmë online

Share
nga Admin
Maj 16, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Prej tani, bizneset mund të marrin online “Certifikatën e Rezidencës Tatimore”. Drejtoria e Tatimeve nis të aplikojë këtë veprim si pjesë e politikës derregulluese për lehtësimin e dokumentacionit.

Certifikata mund të merret përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.

E pajisur me vulë dixhitale, ajo njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal.

Lexo: 9 rregulla të reja në procedurat e tatimeve

Nisma vjen në kuadër të lehtësimit dhe modernizimit të shërbimeve publike dhe ky shërbim i ri online ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues.