Certifikata mund të merret përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.
E pajisur me vulë dixhitale, ajo njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal.
Lexo: 9 rregulla të reja në procedurat e tatimeve
Nisma vjen në kuadër të lehtësimit dhe modernizimit të shërbimeve publike dhe ky shërbim i ri online ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto