CEO i Moderna thotë se është "e arsyeshme" të mendohet se pandemia mund të jetë në fazat e saj përfundimtare - Business Magazine Albania

CEO i Moderna thotë se është “e arsyeshme” të mendohet se pandemia mund të jetë në fazat e saj përfundimtare

CEO i Përgjithshëm i Moderna-s, Stephane Bancel tha se është “e arsyeshme” të supozohet se mund të jemi drejt fazave përfundimtare të pandemisë.

“Unë mendoj se ky është një skenar i arsyeshëm,” tha ai për “Squawk Box Asia” të CNBC, kur u pyet për pikëpamjet se pandemia Covid-19 tani mund të jetë në fazat e saj përfundimtare.

“Ka 80% shanse që ndërsa evoluon omicron ose virusi SarsCov-2, ne do të shohim gjithnjë e më pak viruse virulente”, tha ai të mërkurën.

Ai tha gjithashtu se ka një tjetër “skenar me 20%”, ku mund të shohim një mutacion tjetër edhe më virulent se omicron”.

“Mendoj se patëm fat që omicron nuk ishte shumë virulent, por gjithsesi, shohim mijëra njerëz që vdesin çdo ditë në mbarë planetin për shkak të omicron”, tha ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë raportuar 15.47 milionë raste të reja në 7 ditët e fundit në mbarë botën dhe 73.162 vdekje në të njëjtën periudhë.

Disa studime kanë treguar se ndërsa varianti omicron duket më ngjitës, ai në përgjithësi nuk I sëmur njerëzit aq sa delta.

Lexo edhe: 3 keqkuptime të mëdha për Covid që njerëzit kanë ende, sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive

Zyrtarët e shëndetësisë kanë theksuar gjithashtu se kërcënimi i omicron mund të zbehet.

Por, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi në janar se është e rrezikshme të supozohet se pandemia po i afrohet fundit. Në fakt, ai tha se “nuk është askund afër” dhe paralajmëroi se variante të reja ka të ngjarë të shfaqen ndërsa omicron përhapet me shpejtësi në të gjithë globin.

Kryekëshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci tha gjithashtu muajin e kaluar se është ende një “pyetje e hapur” nëse varianti omicron do të shënojë valën përfundimtare të pandemisë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0