CEO i Google përballë Kongresit na dha një mësim shumë të vlefshëm

CEO i Google përballë Kongresit na dha një mësim shumë të vlefshëm


Për një person normal, 3 orë e gjysmë janë një kohë e gjatë për të qëndruar ulur. Por jo për CEO-n e Google, Sundar Pichai, të cilit iu desh të priste kaq gjatë duke iu përgjigjur pyetjeve të Kongresit.

Ai nuk u tregua i paduruar, por u përgjigj me qetësi. As kur një anëtar i Kongresit tha se Google mund të manipulonte rezultatet e kërkimit për arsye politike. As kur u përball me pyetje të pa menduara mirë. Epo një pyetje idiote meriton një përgjigje idiote, por jo, Pichai u tregua më gjakftohtë. Ai u përgjigj me respekt, si për senatorin dhe për forumin ku ishin. Madje e përdori situatën për të dhënë një mësim.

Ai nuk bëri furça, nuk u tregua i cekët, apo nuk përdori zhargonin e tepërt, duke folur qartë dhe metodikisht, në një mënyrë që dukej se tregonte se ai vërtet dëshironte që pikat e tij të kuptoheshin nga të gjithë dhe puna e tij është një akt shërbimi publik. Kjo është pikërisht meritë e inteligjencës emocionale.

Si mund të jemi më shumë si Pichai? Niveli i inteligjencës së tij emocionale është një cilësi e admirueshme që e bën të duket një njeri të pathyeshëm.

Nga njëra anë ajo që do na ndihmonte mund të ishte, praktikë, praktikë, praktikë. Studioni më shumë nga daljet publike të Pichai. Shikoni sjelljen e tij me ndërgjegjësimin e shtuar dhe merrni parasysh se ku mund të përfshini tipare të admirueshme në ditën tuaj të përditshme.

Ju gjithashtu duhet të merrni në konsideratë se CEO i një prej korporatave më të mëdha të botës ka shpenzuar pjesën më të madhe të kohës duke iu përgjigjur pyetjeve para audiencave të rëndësishme. Ai është një prind (i cili mund t’ju mësojë durimin) dhe vjen nga një realitet i varfër (që mund t’ju mbajë me këmbë në tokë). Në Google, ai është i njohur (dhe popullor) për një person të qetë dhe të vëmendshëm.

Qoftë një kombinim i cilësive të mësipërme ose të thjeshtë një cilësi gjenetike që e mbajti Pichai të qetë në mes të stuhive, stili i tij i udhëheqjes stoike përshtatet mirë me Google (dhe punonjësit e tij).

Nëse po “kërkoni” një model udhëheqësi të vërtetë, Pichai mund të jetë një nga rezultatet më të mira që do të hasni.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0