Një sondazh i ri me më shumë se 2200 profesionistë nga kompania e shërbimeve të informacionit zbuloi se 77 % e profesionistëve mendojnë se AI do të ketë një ndikim “transformues” në karrierën e tyre në pesë vitet e ardhshme. Ndërsa të anketuarit punojnë mesatarisht 46 orë në javë, më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se mendojnë se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka që duan. Ata shpresojnë se AI do t’i ndihmojë që t’i kushtojnë më shumë kohë gjërave që kanë rëndësi për ta. Duke vendosur kështu një ekuilibër punë-jetë më të mirë.
Profesionistët thonë se do të donin të kalonin kohën që AI u kursen për mirëqenien e tyre. 24% e punonjësve të anketuar thanë se duan të shpenzojnë më shumë kohë në hobi, pushim dhe përgjithësisht duke zhvilluar një balancim më të mirë të jetës personale. 10% thanë se do të kalonin kohën shtesë në projekte pune afatgjata dhe detyra të rëndësishme.
”Që nga pandemia, kur shtëpia u bë ‘zyra’ dhe njerëzit punonin gjatë gjithë kohës, zhvillimi i një ekuilibri të mirë punë-jetë është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për punëtorët”, ka thënë shefja e njerëzve të Thomson Reuters, Mary Alice Vuicic. Nëse AI mund të lirojë një pjesë të kohës së tyre, thotë ajo, është një “shans i dhënë ndaj tyre për të investuar në mirëqenien e tyre dhe cilësinë e jetës personale”.
Gjysma e profesionistëve të përfshirë në sondazh, të kryer në prill dhe maj, thanë se prisnin të shihnin përmirësime të konsiderueshme ose të moderuara në balancën punë-jetë në pesë vitet e ardhshme, ndërsa funksionet dhe dobia e AI rriten. Por 38 % e tjerë thanë se prisnin pak ose aspak ndryshim. Kjo ndarje, sugjeron raporti, pasqyron pasigurinë e profesionistëve nëse e ardhmja do të mbajë më shumë ose më pak orë pune.
Megjithatë, në përgjithësi, punonjësit janë entuziastë për vlerën që kjo teknologji mund t’i shtojë punës së tyre. Profesionistët e anketuar ishin veçanërisht entuziast për përdorimin e AI në përdorimin në sasi më të mëdha të të dhënave të biznesit, për të reduktuar gabimet njerëzore në punën e tyre dhe për të ofruar analitikë dhe këshillim të avancuar për vendimmarrje.
Lexo edhe: KreoSpace, një projekt ideje, Marina Lusha na tregon rrugën që po ndjek për t’u ngritur
Megjithatë, skepticizmi rreth përfshirjes së AI në vendin e punës mbetet ende. Kjo rrjedh si nga shqetësimet rreth sigurisë së inteligjencës artificiale dhe privatësisë së të dhënave, si dhe nga ndjenja e pasigurisë rreth mënyrës se si të inkorporohen më së miri teknologjitë e reja në vendin e punës.
“Të ndash kohë për të mësuar dhe eksperimentuar me AI është gjithashtu kritike,” thotë Vuicic, duke shtuar se drejtuesit e biznesit duhet t’u ofrojnë punonjësve “mënyra të sigurta” për të ndjekur këto eksperimente. Në të vërtetë, këto ditë avantazhi konkurrues i një kompanie varet nga aftësia e saj për t’u përshtatur dhe për të përqafuar teknologjinë e re.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.