A jemi gati për shkurtim oraresh në punë? Çfarë duhet të dini para - Business Magazine Albania

A jemi gati për shkurtim oraresh në punë? Çfarë duhet të dini para se ta provoni në kompaninë tuaj?

Në vitet e fundit, ideja e një jave pune me katër ditë është kthyer në një ëndërr të kërkueshme për shumë punonjës dhe një sfidë reale për punëdhënësit. Por ndërsa ky model vazhdon të fitojë popullaritet në disa sektorë, një qasje tjetër, më e thjeshtë, më e arsyeshme dhe ndoshta më e efektshme, po fiton terren, dita e shkurtër e punës.

Pas pandemisë, u duk se bota e punës po hynte në një epokë të re. Në vitin 2021, kongresmeni Mark Takano në SHBA propozoi zyrtarisht një javë pune me 32 orë, por projektligji nuk arriti të merrte mbështetje të mjaftueshme dypartiake. Megjithatë, shumë punonjës vazhdojnë të shprehin dëshirën për një javë më të shkurtër (me të njëjtën pagesë, natyrisht).

Lexo gjithashtu: Si të ndërtoni një kulturë pune që gjenerata Z nuk do të dojë ta lërë kurrë?

Por a është kjo ëndërr e realizueshme për çdo kompani?

Shifrat flasin ndryshe, njerëzit tashmë po punojnë më pak

Një raport i fundit nga platforma analitike ActivTrak zbulon një ndryshim interesant në sjelljen e punës, punonjësit në SHBA po dalin nga puna mesatarisht në orën 16:39, ndërkohë që fillojnë që në 8:00 të mëngjesit. Gjatësia mesatare e ditës së punës ka rënë me më shumë se 40 minuta krahasuar me dy vite më parë.

Por në të njëjtën kohë, shumë punonjës, sidomos në kompani të mëdha, po punojnë edhe gjatë fundjavës. Dhe punonjësit hibridë shpesh e zgjasin ditën e punës edhe pas orarit, duke bërë që “fleksibiliteti” të kthehet në një thikë me dy presa.

Lexo gjithashtu: 5 mësime për jetën dhe punën nga Finlanda, vendi më i lumtur në botë

A funksionon java me 4 ditë për të gjithë?

Ka kompani teknologjike si Bolt dhe Kickstarter që e kanë përqafuar javën me katër ditë pune, dhe rezultatet kanë qenë pozitive për stafin dhe markën e tyre. Por nuk është kaq e thjeshtë për të gjithë. Shumë biznese nuk mund të mbyllen një ditë të tërë çdo javë, ndërsa punonjësit me turne nuk përfitojnë realisht nga ky sistem.

Edhe mes punonjësve të zyrës, rreziku është që një ditë më pak të kthehet në një “shtypje” të gjithë ngarkesës në më pak kohë. CEO-ja e platformës Front, Mathilde Collin, paralajmëron:
“Thjesht të shkurtojmë numrin e ditëve nuk do të zgjidhë problemin tonë. Madje mund ta rrisë stresin  sepse çdo minutë llogaritet, por krijimtaria ka nevojë për hapësirë.”

Pse fleksibiliteti mund të jetë çelësi?

Shumë punonjës, sidomos prindër apo ata me angazhime personale, nuk kërkojnë më pak orë, por më shumë kontroll mbi oraret e tyre. Në vend që të kërkojmë zgjidhje drastike, kompanitë mund të marrin një hap më realiste, ditë pune më të shkurtra dhe më fleksibël.

Kompania e Collin ka aplikuar konceptin e “të premteve fleksibël”, një ditë ku askush nuk është i detyruar të punojë, por mund të zgjedhë ta përdorë për fokus, pushim, ose aktivitete personale. “Nëse do të kalosh kohë me fëmijët apo të shkosh te dentisti, mund ta bësh pa u ndëshkuar.”

Më shumë rezultate, më pak orë të kaluara në zyrë

Studimet tregojnë se më shumë orë nuk do të thotë më shumë produktivitet. Prandaj, kompanitë që mendojnë për një ndryshim të qëndrueshëm duhet të fokusohen në rezultatet, jo në sa gjatë rri dikush në punë. Shkurtoni takimet e panevojshme, ktheni kohën e punonjësve në aleate dhe ndërtoni një kulturë ku njerëzit ndihen të lirë, por edhe të motivuar.

Morali? Nuk ka një recetë të vetme për të gjithë, por ndoshta pyetja nuk është më “A duhet të punojmë më pak ditë?”, por “A mund të punojmë më zgjuar dhe më lirshëm?”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0