CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror - Business Magazine Albania

CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror

Sot dhe nesër (24 dhe 25 shtator) Shqipëria do të mirëpresë një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arsimit. Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillimin e Menaxhimit në Shoqëritë Dinamike (CEEMAN) në bashkëpunim me Avis Albania organizon Konferencën e 33-të Vjetore (CAC33) me temë “Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror”.

Ky takim që do të zhvillohet në Durrës, pritet të mbledhë dekanë, ekspertë të arsimit, liderë të mendimit nga e gjithë bota, si dhe përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar mbi rolin që po marrin shkollat e biznesit në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.

Lexo edhe: Extra Dubai & The Union Circle Zvicër – Kapitali që ndërton ura pa kufij

Nga një rrjet rajonal në një platformë globale

E themeluar në vitin 1993, CEEMAN nisi si një nismë për të përshpejtuar cilësinë e arsimit në menaxhim në Europën Qendrore dhe Lindore. Sot, ajo është shndërruar në një rrjetin global që vepron kryesisht në tregje në zhvillim dhe në ekonomitë në tranzicion. Duke pasur si parim bazë profesionalizmin, CEEMAN promovon inovacionin, kreativitetin dhe respektin për vlerat kulturore, duke ndihmuar individët dhe institucionet që të përballen me sfidat e reja, por edhe të ndërtojë praktika të qëndrueshme në menaxhim.

Ngjarja kryesore e vitit për CEEMAN

Konferenca e 33-të vjetore konsiderohet si aktiviteti më i madh i shoqatës. Programi përfshin fjalime të rëndësishme, prezantime, diskutime në tryeza të rrumbullakëta, vizita në kompani, sesione për studiues dhe pedagogë, si dhe mbledhjen e përvitshme të CEEMAN. Në këtë event do të mbajë një fjalim edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili do të trajtojë perspektivën e vendit në krijimin e një mjedisi më konkurrues për biznesin, si dhe rolin e arsimit dhe lidershipit në nxitjen e inovacionit.

Një hapësirë për dialog dhe ide të reja

Konferenca pritet të krijojë hapësira për bashkëpunime ndërkombëtare dhe shkëmbime idesh mes akademikëve dhe drejtuesve të biznesit. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë akses në informacionet më të fundit mbi zhvillimet në menaxhimin e arsimit dhe do të eksplorojnë mundësi të reja për bashkëpunim në nivel global.

fn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0