Shëndet
Studimi: Ilaçet për humbje peshe mund të ndihmojnë në rikuperimin pas një infarkti
Ilaçet që përdoren për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe për humbjen në peshë mund të ndihmojnë edhe pacientët që kanë pësuar një infarkt në zemër të rikuperohen më mirë. Këtë e sugjeron një studim i ri shkencor që ka analizuar efektet e këtyre medikamenteve në qarkullimin e gjakut në zemër.